Kulture17 Maj 2022, 22:48

Në moshën 90-vjeçare, Margarita Xhepa ngjitet në skenën e teatrit

Shkruar nga Pamfleti
Në moshën 90-vjeçare, Margarita Xhepa ngjitet në

Aktorja e madhe shqiptare Margarita Xhepa është rikthyer në skenë pavarësisht moshës 90-vjeçare.

Ajo është ngjitur në sens e teatrit “Fan Noli” në Ersekë, me shfaqjen “Këpucët e kuqe”.

Mesazh të kohës së fuqishme, që edukon dhe fisnikëron. Për gratë se gruaja është e bekuar nga Perëndia. Përfshi pyetjen time. Sa të kem frymë të trupit”, tha Xhepa.

Shfaqjes i është bashkuar edhe ish-deputetja Arta Dade. “Ne erdhëm në Ersekë për të dhënë një mesazh për gratë e mrekullueshme të Ersekës që janë shumë të emancipuara dhe padyshim ato nuk lejojnë të nëpërkëmben dhe durojnë dhunën. Besoj se të gjitha gratë në një moment të caktuar të jetës së tyre kalojnë momente të vështira, është e rëndësishme të dimë si ta trajtojmë dhe të dimë t’i zgjidhim problemet pa arritur në akte fatale që u sollën nga aktoret e mrekullueshme”, u shpreh Dade.

Kulture Margarita Xhepa teatër