Aktualitet 6 Shtator 2018, 19:50

Në prokurori e KLD është zhdukur “Dosja 67/1” e dënimit të prokurorit Adriatik Cama, për lirimin e 2 bandave kriminale

Shkruar nga Pamfleti
Në prokurori e KLD është zhdukur “Dosja 67/1” e

Në prokurori e KLD është zhdukur “Dosja 67/1” e dënimit të prokurorit Adriatik Cama, për lirimin e 2 bandave kriminale dhe 3 pedofilë, përdhunues në grup

Në vitin 1995, u shkarkua si Zv/Prokuror i Tepelenës, iu hoq titulli “prokuror”, u transferua oficer në Has dhe u procedua penalisht, për “pastrimin” e dosjeve të 2 bandave kriminale, që përdoreshin edhe për terror psiko-fizik prej pushtetit të PD, por janë zhdukur dhe 113 dosje prokurorësh e gjyqtarësh, të ndëshkuar për korrupsion e lidhje me krimin, disa prej të cilëve, janë në kupolën e drejtësisë e shtetit

“Vetting”-u e përzuri nga drejtësia prokurorin Adriatik Cama, duke pastruar edhe një vemje tjetër nga “xhungla prokurori” e cila, në këto 26 vite është mbushur me horra, që e kanë kthyer organin e akuzës, në bandë hajdutësh e kriminalësh.

Sipas vendimit të KPK, prokurori i Tiranës, Adriatik Cama, ka mashtruar me “Pasuri të fshehura e të pa justifikuara”, por çuditërisht, megjithëse ka falsifikuar formularët zyrtarë, nuk arrestohet, ndërkohë që nëse një qytetari, i gjenden 100 lekë faturë uji, të pa justifikuara, arrestohet brenda sekondës, pikërisht nga prokurorë batakçinj, si Cama!

Kjo veprimtari korruptive e prokurorit Adriatik Cama, nuk ka nisur në Tiranë, por qysh në vitet 1993-1995, kur ishte Zv/Prokuror në Tepelenë, ku u kap në flagrancë me falsfikim të dosjeve e lirim, të 3 pedofilëve që kishin përdhunuar fëmijë në grup, në shkëmbim të 6 milionë “Dhrami” (30 milionë lekë).

Por jo vetëm kaq. Pas inspektimit të dosjeve të tij hetimore në Tepelenë, rezultoi se kishte dhe zullume të tjera, ndër të cilat, zhdukja e provave kriminale për 2 banda të rrezikshme, që vepronin në zonën Tepelenë, Përmet, Gjirokastër e që përdoreshin, për terror politik e grumbullim votash, nga PD lokale dhe deputeti Blerim Çela.

Sa për kujtesë të ish-prokurorit Adriatik Cama, 2 bandat e PD në Tepelenë, i kishte prangosur ish-oficeri i djegur me “Napalam: në mars 1997, prej “Komitetit të rebelimit”, por “Tik Cama” siç e përkëdhelnin,  i nxorri “të pastër”, gjë të cilën e di më mirë, ish-shefi krimeve Adriatik Zihni Çela me 8 klasë shkollë e diplomë false (Tik Çela nga Ballshi), i cili ishte shefi i terrorit piskologjik e fizik në shërbim të PD, por e di mirë dhe Frani, ish-buodigardi i Blerim Çelës, me të cilin “Tik Cama” bënte listat, se cilët duheshin dënuar, cilët duheshin liruar e me çfarë pazari

Pas inspektimit të bërë, KLD, vendosi, që Zv.Prokurori i Tepelenës Adriatik Cama, të shkarkohej nga detyra, të procedohej penalisht, për korrupsion e falsifikim dokumentesh zyrtare, t’i hiqej titulli “Prokuror” e të transferohej në Has, si oficer i thjesht.

Çuditërisht, pas 1 viti, u transferua në Lushnjë, ku bëri batërdinë në korrupsion me bandat e famshme kriminale, duke u “pastruar” dosjet e duke i lënë të lirë.

Këto “pazare”, i di më mirë dhe “Mon Kukaleshi” i tij Myslim Murrizi, me të cilin prokuror “Tik Cama”, nuk i ka shkëputur “lidhjet e punës”, as pas emërimit të bujshëm në Tiranë.

Mirëpo, dosja e ndëshkimit të këtij prokurori batakçi është zhdukur. Në Prokurorinë e Përgjithshme, ekziton vetëm në “Regjistrin e masave disiplinore”, me shënimin “Me masë disiplinore”, ndërsa në KLD, nuk ekziton fare as dosja e dënimit të tij e as regjistri i procedimeve, me justifikimin: “KLD, nuk ka arkiv për vitet 1993-1998!

Kush e ka zhdukur “Dosjen Cama” dhe 113 dosje të tjera prokurorësh e gjyqtarësh, të ndëshkuar për korrupsion dhe lidhje me krimin, disa prej të cilëve sot janë në kupolën e sistemit të drejtësisë e të shtetit?! /Pamfleti

Dossier Në prokurori e KLD është zhdukur “Dosja 67/1” e dënimit të prokurorit Adriatik Cama për lirimin e 2 bandave kriminale dhe 3 pedofilë përdhunues në grup