Në qershor çmimi u rrit me 5.6 %, shqiptarët paguajnë më shumë taska sesa karburant

Në qershor çmimi u rrit me 5.6 %, shqiptarët paguajnë më shumë taska sesa karburant

Karburantet vazhdojnë të shtrenjtohen në vendin tonë. Sipas Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë të vitit 2018 karburantet u shtrenjtuan 3,3% përqind. Vlera më lartë u arrit në qershor ku nafta dhe benzina u tregtuan me rritje 5,6% përqind.



Shqipëria ka një barrë të lartë fiskale për tregtimin e naftës dhe benzinës, madje në 2017 edhe gazit të lëngshëm që përdoret për automjete i është vendosur akcizë.

Mbi 60 përqind e çmimit të karburanteve që blejnë qytetarët shqiptarë përbëhet nga taksat. Përveç taksave buxhetore në çmim janë përfshirë dhe tarifa që i marrin koncesionarët privatë, si ai për shërbimin e skanimit apo markimit të karburanteve.

Në çdo litër naftë që shitet në treg, qeveria shqiptare mbledh 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, 3 lekë taksë karboni dhe 7 deri në 10 lekë taksë rilicencimi.

Këtyre katër taksave që shkon në buxhet u shtohen dy tarifa shërbimesh që paguhen për koncesionarët privatë. 1 lekë për litër për markimin e karburanteve dhe 1,4 lek për litër për koncesionin e markimit. Në fund, pas këtyre 6 taksave paguhet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar, i cili është 20 për qind e çmimit final ose rreth 30 lekë për litër.

Një litër naftë sot tregtohej me mbi afro 177 lekë për litër nga të cilat rreth 110 lekë janë taksa