Showbiz24 Nëntor 2018, 11:33

Shkruar nga Pamfleti

'Në shtëpi flasim shqip', Rita Ora na emocionoi të gjithëve: Nuk kam fjalë të përshkruaj sa krenare ndihem që jam nga Kosova

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, në një intervistë për revistën britanike “Stylist” ka folur për prejardhjen e saj nga Kosova. Duke folur për jetën e saj dhe karrierën në muzikë, krijuesja e hitit “Let you love me”, ka thënë se në shtëpi flasin shqip dhe se nuk ka fjalë të përshkruaj se sa krenare është që vjen nga Kosova.

 

E pyetur se çfarë do të thotë të jesh kosovare dhe se si e ka formësuar kjo si grua, Rita është përgjigjur: “Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa krenare jam për prejardhjen. Në fillim të vitit kam performuar për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe ishte përvojë e pabesueshme, jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”.

 

Revista gjithashtu e ka pyetur nëse në shtëpi flasin shqip ndërsa Rita është përgjigjur se është e rëndësishme për ata që të flasin shqip.

 

“Po, është shumë e rëndësishme që ne të flasim shqip”, është përgjigjur Rita

Showbiz origjina Rita Ora