Aktualitet16 Shtator 2019, 09:17

Në Tiranë ‘lulëzon’ arsimi, nëpër rrethe mbyllen shkollat

Shkruar nga Pamfleti
Në Tiranë ‘lulëzon’ arsimi, nëpër rrethe

Në Tiranë 'lulëzon' arsimi, nëpër rrethe mbyllen shkollat

Sot ka nisur viti i ri shkollor me një fakt të trishtë. 100 mijë fëmijë më pak janë ulur në banakt e klasës së parë, ndërkohë që lidërët politik e përciellin situatën si pozitive dhe arritje.

Sipas shifrave të Ministrisë së Arsimit, në arsimin parauniversitar (arsim bazë-gjimnaz) do të shkollohen 380 mijë nxënës, nga 480 mijë që ishin vitin 2018-2019.

Nga këta, pjesa më e madhe, 272 mijë, janë pjesë e ciklit të ulët, ose sistemit bazë të detyruar 9-vjeçar, ndërsa 90 mijë futen në gjimnaz. Për herë të parë, në bankat e shkollës do të hyjnë 24 mijë nxënës, të cilët futen në klasën e parë.

Edhe këtu, shifrat e raportuara nga dikasteri i arsimit flasin për tetë mijë nxënës më pak. Rënia e lindshmërisë ndër vite dhe emigrimi shikohen si dy arsyet kryesore të rrudhjes së numrit të nxënësve që frekuentojnë shkollën.

Por sot, këto problem serioze nuk janë vënë në dukje. Që prej mëngjesit në kryeqytet po prezantohen shkollat e reja ndërkohë që nëpër rrethe të tjera janë mbyllur.

Shkolla “Së bashku” në lagjen Zinxhira të Gjiokastrës rezulton e mbyllur dhe të gjithë nxënësit do të detyrohen që të shpërngulen në një qendër komunitare.

Kjo godinë ka një numër të lartë nxënësish të komunitetit egjiptian. Shkak për mbylljen e kësaj shkolle janë bërë kushtet e këqija në të cilat zhvillohej mësimi.

Sipas informacioneve ‘Së Bashku’ që tashmë është e mbyllur, nuk ofronte kushte të mira dhe kishte rrezik për jetën e nxënësve, fakt i cili tregon qartë se gjithë vëmendja dhe porpaganda  është në kryeqytet.

Aktualitet Në Tiranë 'lulëzon' arsimi nëpër rrethe mbyllen shkollat