Bota14 Nëntor 2018, 11:45

Nën akuzë për blasfemi, myslimanët i ”ulen në gjunjë” Britanisë: Azil për pakistanezen e krishterë

Shkruar nga Pamfleti
Nën akuzë për blasfemi, myslimanët i ”ulen në

Nën akuzë për blasfemi, myslimanët i ''ulen në gjunjë'' Britanisë: Azil për pakistanezen e krishterë

Disa myslimanë të mirënjohur britanikë, duke përfshirë tre imamë u janë bashkuar thirrjeve që i kërkojnë Britanisë t’i ofrojë azil pakistanezes së krishterë, Asia Bibi, vendimi ndaj së cilës është përmbysur meqë fillimisht akuzohej për blasfemi.

Në një letër dërguar Sekretarit të Brendshëm britanik, Sajid Javid, ata kanë kërkuar “që ai të bëjë një deklaratë të qartë se Britania do të mirëpriste një kërkesë për strehim këtu”.

Letra, që është nënshkruar edhe nga 15 anëtarë të parlamentit është bërë publike më 14 nëntor, afër një javë pasi Bibi, nënë e pesë fëmijëve është liruar nga burgu, pasi ajo ka qenë në pritje për ekzekutim në tetë vjetët e fundit.

Gjykata Supreme e Pakistanit ka përmbysur vendimin kundër saj, çka ka rezultuar me protesta të dhunshme në rrugë, të organizuara nga islamistët e linjës së ashpër, duke kërkuar ekzekutimin e saj.

Edhe burri i Bibit ka kërkuar më parë azil në shtetet Perëndimore, duke thënë se familja e tij është në rrezik.

“Ne jemi të bindur se masa për të siguruar Asia Bibin dhe familjen e saj është e sigurt dhe do të mirëpritej nga shumë njerëz në Britani, pavarësisht besimit në shoqërinë tonë”, është thënë në letrën e dërguar për ministrin britanik.

Bibi ishtë dënuar më 2010 për shkak të siç ka thënë gjykata, ofendim të Profetit Muhamed, akuza të cilat ajo i ka mohuar vazhdimisht./REL

Bota Asia Bibi pakistanezja e krishterë