Aktualitet 8 Korrik 2019, 20:06

Nën ethet e shkarkimit Meta i del kundër edhe Kosovës, merr pjesë në Samitin e Bosnjes

Shkruar nga Pamfleti
Nën ethet e shkarkimit Meta i del kundër edhe Kosovës, merr

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore që po mbahet në Sarajevë.

Pjesëmarrjen e presidentit Meta në Samit e ka konfirmuar edhe këshilltari i tij për rajon dhe diasporë, ambasadori Flamur Gashi i cil deklaroi se Presidenti nuk e ka anuluar pjesëmarrjen e tij.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se Shqipëria, në shenjë solidariteti me Kosovën, e ka anuluar pjesëmarrjen në samit konfirmon Radio Europa e Lirë, për arsye të marrëdhënieve të vendit organizator, Bosnje dhe Hercegovinës me Kosovën, pasi Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak edhe të influencës serbe në Republikën Srbska brenda saj.

Cakaj nuk mori gjithashtu pjesë edhe në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të vendeve që merrnin pjesë, me të cilin u hap samiti dyditor.

Aktualitet