Aktualitet13 Prill 2019, 15:10

Neritan Liçaj gati për protestë: Jemi jashtëzakonisht shumë, për gryke do t’ju zëmë kodoshër

Shkruar nga Pamfleti

Neritan Liçaj gati për protestë: Jemi jashtëzakonisht shumë, për gryke do t'ju zëmë kodoshër

Siç është bërë e ditur sot do të zhvillohet një protestë e madhe në kryeqytet. Qytetarë të ndryshëm pritet të protestojnë për të mbrojtur kauzat e tyre.

Para pak minutash aktori i njohur i teatrit Neritan Liçaj ka bërë një postim në “facebook”, ku ka informuar ndjekësit për pjesmarrjen në protestë.

“Ne 18.00….jemi jashtezakonisht shume dhe per oqean, kunder pak plehrave te ketij vendi dhe atyre pak qe i mbeshtesin. Citjane,pleher e bashkise,gjeneraluc niseshte…per gryke do ju zeme kodosher!”, ka shkruar aktori në postimin e tij të cilin e shoqëron me një pankartë gjigande ku shkruhet ” #mbroteatrin, Aleanca Për Teatrin”.

Neritan Liçaj është bërë shpesh pjesë e mediave për deklaratat e forta që ka bërë kundër qeverisë për çështjen e teatrit. Prej 1 viti e 2 muajsh ai është në protesta të vazhdueshme për mos shembjen e objektit kulturor.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet Neritan Liçaj Protesta teatri