Nëse do të martoheshe me këtë grua, do të duhej të vrisje veten

Elsa von Freytag-Loringhoven, nuk kishte asnjë pikë gjaku “blu”, por megjithatë mbante titullin e Baroneshës në rrethet e artistëve.



Ajo lyhej me të kuqe nga koka tek këmbët dhe kujdesej që gjoksi i saj të binte në sy. Kush e ka parë në rrugët e Neë York-ut në fillim të viteve 900 nuk mund ta kalonte pa e vënë re.

Elsa ishte një poete avangarde pro feministe. Ajo provokonte energji kulturore dhe mbi të gjitha provokonte burra.

Provokatore dhe pa limite edhe në jetën private “Baronesha” ishte kundër çdo gjëje që mund të konsiderohej borgjeze për kohën. Dashuritë e saj të çmendura janë shëndrruar në subjekte edhe për të shkruar romane.

Pas një martese të dështuar e të çmendur ajo u lidh me përkthyesin Felix Paul Greve i cili e braktisi pak para martese, e vetme dhe e trishtuar u bashkua me Baronin Leopold von Freytag-Loringhoven, ky i fundit vrau veten pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, duke lënë vetëm titullin për të.