Aktualitet 2 Maj 2018, 07:44

Nëse e shikoni këtë qen në rrugë, mbathjani vrapit. Si e shqeu burrin nga Elbasani që ndërroi jetë në spital

Shkruar nga Pamfleti
Nëse e shikoni këtë qen në rrugë, mbathjani vrapit. Si

Një mode e rrezikshme është përhapur kohën e fundit në Shqipëri. Të rinjtë janë pushtuar nga mania për të mbajtur një qen pitbull, si një shenjë trendi dhe që tregon forcën e tyre.

Por Pitbulli, sa i qetë që mund të duket në pamje të parë, aq agresiv mund të shndërrohet dhe mund të ketë pasoja fatale.

Një 58-vjeçar nga Elbasani është kafshuar nga një qen “Pitbull”, dhe ka ndërruar jetë pak pas mesnate. 58-vjeçari Rifat Bajrami, banues në lagjen “5 Maji”, pak ditë më parë është sulmuar nga një “Pitbull”.

Nga sulmi i janë shkaktuar plagë të shumta dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.

Pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve dhe stabilizimit të gjendjes fatkeqësisht 58-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve dhe në mesnatën e fundit ka ndërruar jetë në shtëpi pasi ka pësuar trompozë.

Ky është rasti i dytë me pasoja në bashkinë e Elbasanit, pasi më herët një grua ndërsa po dërgonte mbesën në shkollë u sulmua nga qentë e rrugës në hyrje të shkollës së Paprrit.

Jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë ka patur raste fatale nga sulmet e qenve. Mjafton të hidhni një sy te Parku Rinia. Ky park është i mbushur me fëmijë, ndërkohë aty shumë qytetarë lëshojnë të lirë qentë e tyre, pa marrë parasysh rrezikun që i kanoset të tjerëve.

Aktualitet