Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka quajtur ‘deklarata nga paniku’, deklaratat e dhëna nga kryeministri Rama ditën e sotme në konferencën me gazetarët, se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë, PS do të fitonte mandatin e tretë.
Gjatë konferencës Basha tha se nëse Rama do të ishte kaq i sigurtë për fitoren do të kishte pranuar kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme:
“Ne kemi 2 vjet që kërkojmë zgjedhje të parakohshme, dogjëm mandatet për to, pse nuk i bëri ai? Pse ky njeri që kontrollon buxhetin, paratë e pista donte të merrte edhe komisionerët e opoziës?
Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë!”
Basha u shpreh i sigurtë se në zgjedhjet e ardhshme opozita do të fitojë dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen.
“Pse hodhi në erë paktin e shkruar në Rezidencën e Ambasadës Amerikane të përshëndetur nga ndërkombëtarët duke i mbyllur derën e nisjes së negociatave nëse i dilnin sondazhet në rregull? Këto janë deklaratat e një njeriu në panik dhe të kapur në flagrancë. Edi Rama ka mbaruar, sa më shpejt që më mirë! Opozita do i fitojë thellë zgjedhjet dhe shqiptarëve do ju kthejë shpresën për të nesërmen”,– tha Basha.
Kreu i PD shtoi se, “Shqetësimi kryesor i imi është ai i qytetarëve. Nuk kursej asgjë që do ta ndihmonte situatën nëse zgjedhjet do ishin mbajtur në 2019 rruga e së keqes do ishte shkurtuar, sa më shpejt të shkurtohet aq më mirë. Unë detyrën kam për ta bërë për interesat e shqiptarëve të thjeshtë. Kjo nuk është kacafytje politike, por luftë për ta larguar Shqipërinë nga e keqja”.