Politike16 Dhjetor 2018, 16:56

“Nëse ndodhte diçka, qepenat nuk do mbylleshin”, Erion Veliaj konfirmon dyshimet për prapaskenat e një mandati të d

Shkruar nga Pamfleti
“Nëse ndodhte diçka, qepenat nuk do mbylleshin”, Erion

“Nëse ndodhte diçka, qepenat nuk do mbylleshin", Erion Veliaj konfirmon dyshimet për prapaskenat e një mandati të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës

Ethet e zgjdhjeve vendore kanë filluar, ndërsa po projektohen edhe kandidatët. Por ndryshe nga sa mendohej, kandidatura e Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës është vënë në dyshim. Kjo për shkak të kulisave dhe përplasjeve brenda kampit rozë dhe rivalitetit mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Madje këtë dyshim e reflekton edhe vetë kryebashkiaku në detyrë. Edhe pse u shpreh tek e  “E djela Shqiptare” se mezi po e pret fushatën që të ballafaqohet me atë që është bërë në Tiranë.

“Mezi e pres fushatën që unë të ballafaqohem për gjerat që kam bërë, por për të parë që të tjerët kanë alternative më të mira. Do isha shumë i lumtur nëse ka alternative të tjera që të shoh, besoj se e meritojmë të vazhdojmë punën. Ti një votim me këngën magjike me 43 vetë dhe thonë si kështu si ashtu. Mendo me votim të 1 milionë vetëve. Për këto parti që janë familjet e këtij qyteti, jemi alternativa më e mire,” tha Veliaj, duke nënkuptuar kështu vijimin e punës për mandatin tjetër.

Duke u pyetur se kush mund të ishte zëvendësi i tij, Veliaj ia dha atributet zëvendëskryetarit të tij, Arbi Mazniku.

 “Nëse ndodhte diçka, qepenat nuk do mbylleshin. Eshtë Arbi Mazniku në krye të punëve”,  u shprej Veliaj.

Politike