Aktualitet19 Maj 2019, 20:25

Nëse nuk hiqet taksa e qarkullimit, Rama do i vjedhë shqiptarët me pagesa për rrugët

Shkruar nga Pamfleti
Nëse nuk hiqet taksa e qarkullimit, Rama do i vjedhë shqiptarët

Nëse nuk hiqet taksa e qarkullimit, Rama do i vjedhë shqiptarët me pagesa për rrugët

Ndaj është emergjente që qeveria të bëjë transparencë se ku kanë shkuar këto taksa që ajo prej vitesh po i mbledh përmes taksës së qarkullimit dhe nëse do të vendosë që rrugët të bëhen me pagesë, duhet të heqë këtë taksë, përndryshe kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur të qytetarëve të vendit.

Shkruan Ornela Liperi

Shqiptarët paguajnë sot çmimin e naftës me prej rreth 1.43 euro/litër, që është i 13-i më i shtrenjtë në botë, sipas të dhënave të Global Petrol Price (të përditësuara në 13 maj), në nivel të njëjtë me shtete si Suedia, Zvicra, Hon Kongu, që kanë të ardhura për frymë shumë më të larta sesa ne.
Një nga arsyet kryesore lidhet me taksat e larta që ngarkohen mbi naftën, të cilat reflektohen në çmimin final.
Sa herë që blejnë një litër naftë, shqiptarët paguajnë 32.4 lekë si taksë qarkullimit, ose rreth 18% e çmimit final që sot paguajmë për karburantin.
Në vitin 2018, vetëm nga taksa e qarkullimit buxheti ka arkëtuar rreth 160 milionë euro, që duhet të ishin përdorur për mirëmbajtjen e rrugëve. Destinacioni i kësaj takse nuk është bërë asnjëherë i ditur dhe transparent, pasi ai kryesisht përdoret për nevoja të tjera.
Të ardhurat që mblidhen nga kjo taksë janë të mjaftueshme të mbulojnë shpenzimet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve. Për të njëjtën periudhë qeveria shqiptare ka harxhuar nga fondet e brendshme buxhetore për ndërtimin e dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe gjithçka që ka lidhje me rrugët 15,4 miliardë lekë (123 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Infrastrukturës.
Nga kjo shumë 8,1 miliardë u përdorën për të ndërtuar rrugë, 2,1 miliardë lekë u përdorën për rikonstruksion dhe pjesa e mbetur u përdor për të mbuluar emergjencat, për sinjalistikë, siguri etj.
Ndaj është emergjente që qeveria të bëjë transparencë se ku kanë shkuar këto taksa që ajo prej vitesh po i mbledh përmes taksës së qarkullimit dhe nëse do të vendosë që rrugët të bëhen me pagesë, duhet të heqë këtë taksë, përndryshe kemi të bëjmë me një vjedhje të hapur të qytetarëve të vendit./Monitor.al/

Forum Edi Rama qeveria taksa e qarkullimit