Aktualitet16 Maj 2019, 09:31

Nëse po kërkoni punë në SHBA, Ambasada Amerikane ka njoftimin të rëndësishëm për ju!

Shkruar nga Pamfleti
Nëse po kërkoni punë në SHBA, Ambasada Amerikane ka

Ambasada Amerikane njoftim të rëndësishëm për aplikantët e llotarisë

Për të gjithë shqiptarët që jnë në kërkim të punës me anë të vizës EB-3, Ambasada Amerikane sot jep njoftim e rëndësishëm.

Ndërmjet një shënimi në rrjetet socile, ambasada këshillon të interesuart të mos bien pre e  e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim”.

“Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor”- njofton ambasada. 

Mesazhi i Ambasades 

Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në ?www.uscis.gov
Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen

Aktualitet