Aktualitet24 Prill 2019, 19:36

Nëse Soreca bind aleatët, PD dhe Basha “vdesin” politikisht një herë e mirë

Shkruar nga Pamfleti
Nëse Soreca bind aleatët, PD dhe Basha “vdesin”

Në hullinë e një krize politike të përsëritur e cila jo vetëm që nuk po gjen zgjidhje, por veçse po thellohet, duket se ndërhyrja e ndërkombëtarëve po bëhet sa vjen e një skenar më i besueshëm.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Lulzim Basha si kreu i opozitës së bashkuar firmosi bashkë me shtatë parti aleate duke përfshirë këtu edhe LSI-në, një document me 10 pika ku mbi të gjitha ishte bojkoti i zgjedhjeve të 30 qershorit derisa qeveria PA Edi Ramën të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme.

Vullneti i munguar i palës opozitare për të lëshuar në pretendimet e tyre është dënuar disa herë nga aktorë ndërkombëtarë të cilët kanë përsëritur herë pas here se zgjidhja nuk vjen përmes bojkotit, por përmes dialogut. Ata nuk kanë ndurruar ta cilësijnë aksionin opozitar si të papërgjegjshëm dhe gjithashtu kanë dënuar aktet e dhunës nëpër protestat që opozita ka organizuar.

Së fundmi në skenë ka hyrë edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili vetëm pak orë më parë bëri një ftesë publike për takim me gjithë krerët e partive aleate me opozitën, por pa ftuar LSI-në.

Nuk do mend të mendohet se kjo është një lëvizje e shumëkërkuar e evropianëve pasi ata janë treguar të gatshëm për të hapur negociatat me Shqipërinë, por u duhet një konteskt politik normal e jo një krizë që nuk mbaron kurrë, sepse do të ishte një argument kundër në parlamentit evropian.

PD mesa duket i ka “hapur gropën” vetes sa ndërkombëtarët tani po bëjnë lëvizje të hapura kundër qëndrimit të tyre i cili është ilegjitim. Pak po e sigurt është se Soreca nesër do të përpiqet me të gjitha forcat që të bindë aleatët e Bashës, që ta lënë vetëm pasi nuk është kjo rruga evropiane. Nëse ai ia arrin Basha jo vetëm ngelet vetëm, por do t’i bjerë kredibiliteti dhe mes rradhëve të tij. Demokratët e heshtur dhe të logjikshëm do t’i dalin patjetër kundër një kryetari që po i con në buzë të greminës.

Situata që do duhej ta nxirrte PD-në nga bataku duket se tani po e zhyt më shumë, dhe nuk dihet a ka ndonjë zot që i del për zot një partie që është në prag të një fundi të pashmangshëm politik. /Pamfleti

Aktualitet