“Nesër ka ditëlindjen kryetari, tortën ia porosis unë, kontributet i lemë te Minushja”, zbulohet sms-ja kofidenciale e Vokshit

Lulzim Basha feston 44 vjetorin e lindjes. Deputetja demokrate Albana Vokshi është angazhuar me organizimin dhe i ka ftuar të gjithë që të kontribuajnë për të surprizuar kryetari,

Për këtë, ata kanë folur me njëri-tjetrin me sms në What’s app por “sms-të kanë rrjedhur.

“Të nderuar kolegë. Nesër ka ditëlindjen kryetari. Mendoj t’i organizojmë diçka simbolike. Tortën ia porosis unë. Për dhuratë nëse mendoni po lemë kontributet te Minushja.Më thoni çfarë mendoni t’i bëjmë një dhuratë të bukur e simbolike”, shkruan Vokshi në sms.

Minushe Lazaj është sekretarja e Grupit Parlamentar të PD.