Showbiz14 Tetor 2019, 20:00

“Nesër së bashku me ëngjëllin tim”: Barbana Dini publikon ëndërrën e të ndierit Ergi

Shkruar nga Pamfleti
“Nesër së bashku me ëngjëllin tim”: Barbana Dini

Ditët e mija janë nxi, nëna jote e përhumbur po pret nusen që kurr s'do ti vijë: Babai i Ergii Dinit rrënqeth me vargjet ndaj të birit të ndjerë

Barbana Dini është motra e të ndjerit Ergi dhe njëkohësisht  një këngëtare mjaft e njohur për mbarë publikun shqiptar. Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku.

Humbja e tij në nëntorin e vitit 2016, shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur dhe sidomos për motrën e tij, Barbana. Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika deri disa kohë më parë, ku u rishfaq sërish më projekte të reja.

Së fundmi ajo ka lajmëruar publikimin e një këngë të re, e krijuar nga vëllai i saj, por e lënë në gjysmë. “Nesër, me 15 tetor, në ditëlindjen e Ergit vjen bashkëpunimi më i rëndësishëm i jetës time personale dhe artistike! Një këngë e krijuar nga Ergi ku bashkohemi të dy për herë të parë dhe të fundit, në një dimension tjetër!

Nesër, së bashku me ëngjëllin tim, gjysmën e shpirtit Ergi Dini vjen ‘Ku je’”, shkruan ajo shoqëruar me një pjesë nga klipi. Kanë kaluar plot 3 vite nga humbja e artistit e duket se dhimbja për Barbanën nuk është lehtësuar.

Showbiz “Neser së bashku me ëngjëllin tim”: Barbana Dini publikon ëndërrën e të ndierit Ergi