Sport21 Korrik 2019, 20:38

Neymar në tavolinë, Leonado tregon të rejat e fundit

Shkruar nga Pamfleti
Neymar në tavolinë, Leonado tregon të rejat e fundit

Nejmar është një nga emrat më të nxehtë në këtë merkato, i cili dëshiron të largohet nga kampionët e Francës.

Shumë lajme e lidhin emrin e sulmuesit brazilian me Barcelonën, të cilët thuhet se dëshirojnë ta rikthejnë lojtarin në skuadrën e tyre, ku luante para dy vitesh, para se të transferohej tek PSG.

Për të ardhmen e 27-vjeçarit ka folur edhe drejtori sportiv i PSG, Leonardo: “Sinqerisht nuk ka asgjë të ndryshme nga hera e fundit që biseduam. Nuk ka lëvizur asgjë, nuk ka asnjë ofertë konkrete për Nejmar, ai tashmë është një lojtar i PSG. E përsëris nuk ka asnjë ofertë, është e njëjta situatë prej 10 ditësh.”, u shpreh braziliani.

Sport Neymar PSG