Është mbledhur Komisioni i Sigurisë mesditën esotme teksa po diksutohet mbi situatën në burgje. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka bërë deklaratën e rëndë teksa tha se nga burgu janë bërë posrositje për vrasje.
“Janë porositur vrasje nga burgu, do raportohen në Prokurori. Jemi gati të implementoj- më sistemin 41 bis në burgje. Synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Kemi 32 të ndëshkuar për thyerje të rregullave të burgut. Ka një ulje të të dënuarve në burgje. Është dyfishuar fondi për uniformat në vitin 2019. Kemi investuar në spitalet e burgjeve”, tha Ismaili.
I pyetur nga kryetarja e këtij Komisionit, Ermonela Felaj, Ismaili tha se një nga vështirësitë e tij si drejtues ka qenë zbatimi i rregullit të telefonatave. Sipas ligjit, një i burgosu ka të drejtë që të kryejë 8 telefonata në muaj, por një gjë e tillë nuk është respektuar nga të burgosurit.
“Të burgosurit duhet të bëjnë 8 telefonata në muaj, po kjo nuk zbatohet. Janë marrë masa që kjo të zbatohet sa më shpejt. U kemi kërkuar të burgosurve të deklarojnë 10 numra se më kë ata do të flasin. Do të kufizohet koha dhe telefonatar që ata bëjnë”, tha kreu i burgjeve.