Kosova21 Shtator 2019, 07:29

“Nga partia në parti”, analisti politik: Akuzat e rënda për Ramiz Kelmendin dhe Mimoza Kusarin!

Shkruar nga Pamfleti
“Nga partia në parti”, analisti politik: Akuzat e rënda

Ramiz Kelmendin dhe Mimoza Kusari

“Kjo vërteton katërçipërisht faktin se me njerëz si Ramiz Kelmendi, që për të 4-ten herë ndërron partitë, pastaj Mimoza Kusari po ashtu e katapultuar në disa palë zgjedhje, nga partia në parti, si dhe shume individ të tjerë si këta, nuk mund të ketë pikë perspektive apo përparimi në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të kësaj vjeshte, do të mbahen në mend si zgjedhjet me numrin më të madh të rasteve të trafikimit, lëvizjeve të individëve të ndryshëm prej një partie në tjetrën, pa pritur e pa menduar, madje pa pikë turpi e pa pikë përgjegjësie.

Ky lloj fenomeni ka filluar vite më parë por në prag të zgjedhjeve të 6 tetorit të këtij viti ka marr përmasa alarmante. Shembuj konkret të shëtitjes së gjatë nëpër parti politike janë edhe dy figurat tani të njohura, Ramiz Kelmendi e Mimoza Kusari.

Sipas analistëve politikë, me njerëz të tillë që kanë për qëllim vetëm realizimin e interesave të tyre personale, kush ju ofron më shumë favore, nuk fiton partia me të tillët nuk bëhet as shteti dhe as qeveria.

Analisti politik, Gani Qarri tha për “Kosova Sot Online” se kjo mënyrë e tregtimit të votës është vetëm një anë e medaljes së politikës së interesit të ngushtë.

“Në Kosovë mjerisht ka vite që nuk vërehet, qoftë edhe një shfaqje minimale e qytetërimi politik e njerëzor e cila edhe në këto zgjedhje po dëshmohet se do t’i mungojë politikës vendore në të cilën trafikohen individë të ndryshëm, si në treg, prej një partie në tjetrën pa fije turpi as pikë përgjegjësie. Kjo vërteton katërçipërisht faktin se me njerëz si Ramiz Kelmendi, që për të 4-ten herë ndërron partitë, pastaj Mimoza Kusari po ashtu e katapultuar në disa palë zgjedhje, nga partia në parti, si dhe shume individ të tjerë si këta, nuk mund të ketë pikë perspektive apo përparimi në Kosovë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, njerëzit e tillë, shihet qartë se për vite me radhë, pa pikë turpi vrapojnë vetëm pas pozitave e përfitimeve dhe as që mund ta marrin me mend jetën larg politikes, sepse kurrë nuk kanë qenë të pa varur financiarisht, por gjithmonë në lidhje të ngushta me nëntokën kriminale dhe pushtetin, pa të cilin as bizneset e tyre nuk mundë të ekzistojnë.

“Madje z. Ramiz Kelmendi pas disa dështimesh në dashuritë me partitë tjera, së fundi e “tradhtoi”edhe LDK-në e Isa Mustafës, duke e bërë pazar edhe votën e punëtorëve të tij dhe milionat që i ofron tash PDK-së, e ndoshta jo vetëm kësaj partie, për postin e zëvendës kryeministrit për ekonomi”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prishtine