Showbiz13 Janar 2019, 08:01

Ngacmoi pastruesen dhe i ofroi para që të shkonte me të, gjykatësi lë në burg 24-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
Ngacmoi pastruesen dhe i ofroi para që të shkonte me të,

Në Irlandën e Veriut është e ndaluar me ligj që të ofrosh para në këmbim të favoreve seksuale.  Një djalë 24-vjeçar ka përfunduar pas hekuarve pasi kishte bërë gjeste seksuale ndaj një pastrueseje duke i ofruar asaj para.

Insistimi i tij bëri që gruaja t’i drejtohej autoriteteve dhe ta denonconte të riun. James Maloney u arrestua dhe bëri plot 6 muaj burg. Ai apeloi për këtë vendim por gjykatësi sërish e la në burg por duke i ulur dënimin me tre muaj.

Gjykatësi i çështjes tha se veprimi i të riut ishte një përpjekje e hapur duke i kërkuar favore seksuale një gruaje të pambrojtur, shkruan BBC. Pastruesja, tha gjykatësi, “ishte duke kryer një punë të ndershme dhe nuk duhej të përballej kurrë me një poshtërim të tillë”.

24-vjeçari tha para trupës gjykuese se gjesti i tij ishte keqkuptuar por nuk i ka bindur me justifikimet e tij.  I riu u dënua përfundimisht me 3 muaj burgi dhe 500 euro dëmshpërblim për pastruesen.

James Maloney ishte personi i parë që në Irlandën e Veriut që u dënua për këtë lloj ngacmimi.

Kuriozitete Burg gjykates ngacmim