Ekonomi16 Maj 2019, 18:23

Ngadalësohet rritja ekonomike, BSH: Ndikim kriza politike, prodhimi i energjisë dhe tkurrja e investimeve

Shkruar nga Pamfleti
Ngadalësohet rritja ekonomike, BSH: Ndikim kriza politike, prodhimi i

Ngadalësohet rritja ekonomike, BSH: Ndikim kriza politike, prodhimi i energjisë dhe tkurrja e investimeve

Ekonomia  shqiptare  do të ketë një rritje më të vogël se gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Banka e Shqipërisë ka argumentuar se të gjitha të dhënat tregojnë për një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend. Disa prej shkaqeve kryesore janë ulja e prodhimit të energjisë elektrike, rënia e eksporteve dhe ulja e investimeve të huasë.

Në raportin e politikës monetare në këto tre muaj Banka e Shqipërisë ka konstatuar se të gjithë treguesit sinjalizojnë për ngadalësim të aktivitetit ekonomik.

Faktorët kryesorë që do të ndikojnë në këtë situatë janë tkurrja e investimeve të huaja, ulja e ndjeshme e prodhimit të energjisë elektrike si dhe rënia e eksporteve shqiptare. Për shkak të mungesë së reshjeve në muajt e parë të këtij viti janë importuar mbi 110 milionë euro energji elektrike, duke e tejkaluar buxhetin e parashikuar nga kompania për këtë vit.

Ekspertët e institucioneve ndërkombëtare financiare kanë theksuar se  kriza e prodhimit të energjisë ndikon direkt në ekonominë shqiptare duke ngadalësuar rritjen, e cila vitin  e  kaluar arriti ne 4,3%. Po ashtu sipas Bankës së Shqipërisë edhe kriza politike pritet të japë ndikime negative sidomos në drejtim të investimeve.

Ekonomi bsh Kriza politike Ngadalësohet rritja ekonomike