Një ngjarje e rëndë tornditi qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme. Në mjediset e Urgjencës së Spitalit pati të shtëna me armë zjarri.
Nga mediat në terren u raportuar se një person i armatosur ka hyrë në ambientet e spitalit dhe ka qëlluar ndaj disa shtetasve, duke plagosur 3 vetë.
Bëhet me dije se në Levan ka pasur një sherr mes dy grupeve. Ky sherr ka ndodhur në Levan dhe të plagosurit kishin shkuar më pas në Fier për të marrë ndihmë mjekësore.
Sa duket, njëri prej të përfshirëve në sherr ka ardhur në spital me armë dhe ka qëlluar, duke plagosur 3 vetë. Në spital kanë mbërritur forcat e FNSH. Personi ka hyrë nga hyrja kryesore në mjediset e urgjencës.