Kronike11 Qershor 2019, 16:03

Ngjarja tragjike, u fut për të ndarë sherrin, vdiq nga plumbi në gjoks administratori i Kotës

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarja tragjike, u fut për të ndarë sherrin, vdiq nga plumbi

Një ngarje e rëndë ka tronditur Vlorën , e cila për nga rrethanat ku ka ndodhur merr përmasa tragjike. Administratori i njësisë Kotë në Vlorë, Argjil Gjoka është vrarë me armë zjarri, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në njësinë administrative Kotë.

Sipas informacioneve të para, mësohet se 60 vjeçari Argjil Gjoka ka ndërhyrë për të ndarë dy persona, të cilët po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Ndërkohë personi tjetër, i cili ka mbetur i plagosur është Arif Bejtaj 19 vjeç. Ai ka marrë një plagë në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Kronike