Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme, pasi më herët, një 36 vjeçare u vethodh nga kati i pestë i një pallati dhe gjeti vdekjen në vend.
Ndërsa nënë e bijë, përkatësisht 56 dhe 30 vjeç në Kombinat u gjetën të pajeta bredna banesës së tyre, teksa bëet bën me dije se rëndë në spital është edhe vajza tjetër e familjes. Babai i viajzave kishte ndërruar jetë para pak kohësh.
“Më datë 02.07.2020, shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr. 6 se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. Në banesë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore. Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes“, thuhej në njoftimin e Policisë.
Por, menjëherë pasi Policia e Shtetit bëri njoftimin paraprak, erdhi edhe konfirmimi i kobshëm i ngjarjes, që e ka lënë të tronditur të gjithë komunitetin e zonës së Kombinatit në kryeqytet.
Nga të afërm dhe fqinjë të tyre, u mësua se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.