Pasditen e sotme, një 56-vjeçare është gjetur pajetë brenda një makinë në Partesh të Gjilanit.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete. Ndihma parë ka shku në atë lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar,”- ka thënë Hashani.
Ende nuk dihet se cili është shkaku i vdekjes së 56-vjeçares, por për të mësuar më shumë trupi i saj është dërguar në morg ku edhe po i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.