Ngjela zbulon urdhrin e SHBA-BE ndaj Ramës për ministrin e ri të Brendshëm, paralajmëron fundin e Metës: Nuk shpëton dot më!

Ngjela zbulon urdhrin e SHBA-BE ndaj Ramës për ministrin e ri të Brendshëm, paralajmëron fundin e Metës: Nuk shpëton dot më!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka sulmuar ashpër Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Në një studio televizive, Ngjela është shprehur se Meta ka shkelur Kushtetutën dhe për këtë nuk mund të shpëtojë dot.

Më tej, Ngjela ka zbuluar dhe bisedën që ndërkombëtarët kanë bërë me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ministrin e ri të Brendshëm, duke thënë se ata kanë kërkuar që Sandër Lleshi, apo kushdo qoftë, duhet të vijojë me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

“Meta ka shkelur Kushtetutën, mendoi se do të shpëtonte. Me këtë që bëri nuk shpëton dot, do të akuzohet për shkelje të Kushtetutës. Momentin nuk e di, por këtë e ka politika ndërkombëtare në dorë.

Ka një pakënaqësi amerikane në lidhje me Xhafajn për largimin. SHBA thoshte që vitin e fundit janë bërë disa goditje dhe kjo duhet të vazhdojë. Çfarë i thanë Ramës? I kanë thënë se nuk na intereson kë vë, por kushdo që vë do të ndjekë këtë linjë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. SHBA do të shohë pozicionin e Sandër Lleshit”, tha Ngjela.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti