Autoriteti Rrugor Shqiptare ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e akseve rrugore në vend. ARRSH shkruan se momentalisht qarkullimi kryhet pa probleme.
Njoftimi i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme
Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë