Showbiz20 Tetor 2018, 10:25

“Ngrohësja për hundën”, shpikja më gjeniale që po bën namin në internet ndërkohë që jemi duke pritur dimrin

Shkruar nga Pamfleti
“Ngrohësja për hundën”, shpikja më gjeniale

“Ngrohësja për hundën”, shpikja më gjeniale që po bën namin në internet ndërkohë që jemi duke pritur dimrin

Menjëherë sapo temperaturat fillojnë të ulen, nisim të nxjerrim të gjitha veshjet e trasha të dimrit, duke filluar me xhaketat, dorashkat, kapelet, e shumë të tjera. Mirëpo tani, do ju prezantojmë me një produkt që me siguri nuk e dini as që ekziston! Gjatë këtij dimri, duhet të kujdeseni shumë për të pasur një hundë të ngrohtë!

Po po, nuk e lexuat gabim, ju duhet fiks një “ngrohëse për hundën”.

Gjenitë e internetit kanë shpikur produktin që do të na shpëtojë nga hunda e ftohtë dhe e akullt, gjatë ditëve kur vendi ngrin. “Ngrohësja e hundës” është e punuar me dorë dhe lidhet krahas veshëve, e nëse jeni një person që ndiqni modën, mund ta zgjidhni edhe me printe kafshësh.

Është një produkt pakëz i çuditshëm, por njerëzit po e blejnë dhe e adhurojnë. Ndaj mos e nis dimrin, pa e pasur në dollap. Fundja fundit, nëse nuk e gjeni dot në internet, mund t’ia kërkoni gjysheve të cilat i kemi si bletë punëtore kur bëhet fjalë për punimet me grep.

Lifestyle dimër ngrohëse hunde