Ngushtohet “laku” për Ilir Metën nga ndërkombëtarët, Freedom House e quan goditje për luftën ndaj korrupsionit zgjedhjen e tij President. Arta Marku e ka dosjen gati

Ngushtohet “laku” për Ilir Metën nga ndërkombëtarët, Freedom House e quan goditje për luftën ndaj korrupsionit zgjedhjen e tij President. Arta Marku e ka dosjen gati

Eshtë një shprehje që ne e quajmë shqiptare por është e përbotshme për të treguar se asgjë nuk i shpëton ndëshkimit të ligjit.

“Qeveria e kap lepurin me qerre”, thuhet rëndom në Shqipëri për forcën e ligjit me të cilin goditen shkelësit dhe abuzuesit.

Por duke qënë se në Shqipëri ky postulat  ka mbetur vetëm një shprehje pa gjetur zbatim, është e udhës që ti referohemi partnerëve tanë ndërkombëtarë. Të cilët, teksa janë të vendosur të ndihmojnë Shqipërinë, për fatin tonë të mirë çfarë kanë deklaruar e kanë bërë.

Deklaruan miratimin e reformës në drejtësi dhe fillimin e zbatimit të saj, e kanë bërë. Premtuan Vettingun e bënë.

Premtuan ndihmë me ekspertizë dhe financiarisht për hetimin dhe dërgimin në qeli të “peshqve të mëdhenj”, sollën FBI-në, DEA-n amerikane të antidrogës, ekspertët gjermanë dhe britanikë dhe po gjurmojnë gjithçka të paligjshme.

Deklaruan arrestimin e “Peshqve të mëdhenj” të korrupsionit, po e bëjnë dhe atë një nga një. Tashmë me sa duket e kanë ngritur “stekën”.

Bëhet fjalë për presidentin e Republikës Ilir Meta. Për të cilin “Pamfleti” me dhjetra herë ka shkruajtur se arrestimi i tij do t’i jepte kuptim zbatimit të reformës në drejtësi, luftës kundër korrupsionit dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Kështu ditën e sotme partnerët tanë, pra dhe Freedom House dhe jo vetëm, përmes një raporti të detajuar të tij, mes te tjerash nenvizon se “Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill”.

Shkurt, qartë dhe saktë, Ilir Meta është simboli i korrupsionit në Shqipëri.  Zgjedhja e tij president, i dha goditje luftës kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit mori gjithashtu një goditje me zgjedhjen e Ilir Metës si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u bë e mundur nga votat e Partisë Socialiste. Në vitin 2011, Rama vetë e kishte cilësuar Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që e ka edhe një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar”, shkruan raporti.

Përparimi i bërë në vitin 2017 për të ulur korrupsionin në nivele të ulta, thuhet në raportin e Freedom House, u zbeh nga humbja e terrenit në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe kapjes së shtetit. Më qartë se kaq nuk ka më.

Ilir Meta me sa duket po përgatitet që të shkojnë dhe “përurojë” qelinë e ndërtuar nga BE në Reç të Shkodrës.

Partnerët tanë ndërkombëtarë me sa duket ia kanë kopsitur dosjen. Thjeshtë dhe vetëm është çështje kohë që Arta Marku ta hetojë dhe çojë në Gjykatë. Fajësinë e Metës e tregon dhe reagimi prej fajtori i zëdhënësit të Presidencës.

“Në përgjigje të interesimit të mediave lidhur me raportin e fundit të Freedom House zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi u shpreh:

Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të Freedom House në funksion të axhendave të njëanshme politike në vendin tonë.

Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore.

Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale.

Në se Freedom House është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Për këtë qëllim jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me Freedom House”, thuhet në reagimin e Presidencës. Pra dosja qënka gati në prokurori, pritet vetëm deklarimi zyrtar nga Arta Marku./Pamfleti.com