Aktualitet 1 Nëntor 2018, 07:52

Ngushtohet rrethi për të korruptuarit, KE fut në skaner Shqipërinë për pastrimin e parave, nisin lëvizjet për të zbulua

Shkruar nga Pamfleti
Ngushtohet rrethi për të korruptuarit, KE fut në skaner

Ngushtohet rrethi për të korruptuarit, KE fut në skaner Shqipërinë për pastrimin e parave, nisin lëvizjet për të zbuluar llogaritë miliona euroshe

Bashkimi Europian kërkon rezultate në luftën ndaj pastrimit të parave. Teksa deri më tani kërkohej luftë ndaj korrupsionit, një tjetër kriter i vendosur është dhe zbulimi i parave të pushtetarëve të korruptuarve dhe të bosëve të krimit. Gjatë datave 30 dhe 31 tetor u mbajt në tiranë konferenca “Transparenca e Pronësisë Përfituese”, e organizuar nga Këshilli i Europës, fokusi i të cilës ishte pikërisht pastrimi i parave. Dje u mbajt dita e dytë e takimit dhe u bë e ditur se Bashkimi Europian kërkon rezultate konkrete. Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka bërë të ditur se ka nisur monitorimi ndaj vendeve të Ballkanit për pastrimin e parave dhe në dhjetor Komisioni Europian do të dal me një konkluzion se si po luftohet ky fenomen.

“Në përputhje me legjislacionin e ri, Komisioni Evropian do të identifikojë gjithashtu vendet e treta me rrezik të lartë, të cilat paraqesin mangësi strategjike në regjimet e tyre të luftës kundër pastrimit të parave dhe kundërveprimit ndaj financimit të terrorizmit. Komisioni tani po kryen një vlerësim më autonom të vendeve të treta, i cili do të plotësojë renditjen në bazë të listave të Grupit të Punës të Veprimtarisë Financiare. Lista pritet deri në fund të vitit 2018”, tha ai. Por ambasadori ka dhënë sinjale se BE po angazhohet për të zbuluar pasuritë miliona euroshe të bosëve të krimit dhe të pushtetarëve të korruptuar. “Për më tepër, Komisioni e ka forcuar mbështetjen e tij ndaj vendeve të treta në përmbushjen e kërkesave ligjore të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe rekomandimeve të Grupit të Punës të Veprimit Financiar për luftën kundër pastrimit të parave / kundërveprimit ndaj financimit të terrorizmit”, tha ai. Në qershor jepet vendimi për hapjen e negociatave dhe duket se Brukseli është tepër i angazhuar jo vetëm të luftohet korrupsioni, por dhe të goditet pastrimi i parave.

Zbatimi i reformave

E pranishme në konferencën “Transparenca e Pronësisë Përfituese”, e organizuar nga Këshilli i Europës, ditën e djeshme ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Duke folur në këtë aktivitet, Gjonaj bëri një panoramë të qartë sa i takon luftës kundër pastrimit të parave të ndërrmarë nga qeveria. Ajo vuri në dukje faktin se kohët e fundit në Shqipëri janë dhënë rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Ç’ka tregon sipas Gjonajt që “Parandalimi i pastrimit të parave dhe i financimit të terrorizmit nuk mund të jetë efektiv, në rast se ambienti ku këto veprimtari mund të kryhen lejon fshehjen e të ardhurave të tyre nëpërmjet strukturave jotransparente.

Rrjedhimisht, rritja e transparencës së pronësisë së përfituesit është një faktor i fortë që, jo vetëm në vendet e BE-së, por edhe në vendet tona të parandalohet kryerja e veprimtarive të tilla. Shqipëria është e angazhuar për të luftuar me çdo mjet krimin e organizuar dhe veçanërisht pastrimin e parave. Forcimi i transparencës si dhe forcimi i forcës ndëshkuese nëpërmjet garantimit të një prokurorie dhe sistemi gjyqësor efektiv, janë mjetet e duhura që mund të luftohet krimi i organizuar transnacional dhe terrorizmi”, deklaroi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Aktualitet