Showbiz19 Shtator 2019, 11:43

Nick Carter merr urdhër mbrojtjeje ndaj vëllait Aaron: “Donte të vriste gruan time shtatzanë”

Shkruar nga Pamfleti
Nick Carter merr urdhër mbrojtjeje ndaj vëllait Aaron: “Donte

Sherr familjar në shtëpinë Carter. 39 vjeçari Nick, këngëtar i ‘Backstreet Boys’, ka marrë një urdhër mbrojtjeje ndaj vëllait më të vogël  Aaron, 31 vjeç. Vetë artisti ka bërë të ditur lajmni në Twitter, duke shkruar se kjo mase u bë e nevojshme: “…si pasojë e sjelljes gjithnjë e më alarmante të Aaron dhe të rrëfimit të tij të fundit se kishte mendime dhe qëllime të vriste gruan time shtatzënë …”.

Sipas urdhrit të mbrojtjes, ashtu siç tregon saiti  TMZ, Aaron duhet të jetë të paktën 30 metra në distancë nga Nick, nga gruaja e tij dhe nga fëmijët e tyre, përveçse edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, në veçanti në rezidencën e tyre në Las Vegas.

Nuk dihet me saktësi se cili ka qenë shkaku i gjithë kësaj, gjë që detyroi Nick dhe të motrën të reagojë ligjërisht. Në postimin në Twitter këngëtari i BSB ka dashur të shtojë: “E duam  Aaron-in dhe shpresojmë që të marrë kurimin e duhur për të mos i bërë keq vetes dhe  të tjerëve ”.

Aaron,  i rrëfeu publikut, gjatë shfaqjes  “The Doctor”, javën e shkuar se vuan nga  dyzimi i personalitetit, skizofrenia dhe sulmet e ankthit, patologji nga të cilat është infektuar prej vitesh, por që i mohoi të gjitha në Twitter, duke theksuar se kishte katër vjet që nuk e shihte vëllain e tij më të madh dhe se nuk kishte ndërmend të krijonte kontakte pikërisht tani.

Më pas kujton akuzat e bëra nga  Melissa Schuman, këngëtarja e grupit ‘Dream’, kundër  Nick Carter për një përdhunim që daton në 2002-shin.

Sigurisht, për Aaronin nuk është një moment i mirë. Ish-ylli i muzikës në fund të viteve ’90-të u shfaq shumë i ndryshuar dhe pranoi në tv problemet me shëndetin mendor si dhe tregoi një qese të mbushur me ilaçe, të cilat ishte i detyruar të merrte.

Ironically, two years ago TODAY, September 13, 2017, I went back to rehab and got myself clean and sober. It has been an incredible two years learning about myself and my abilities. I got myself the help I needed and now I’m getting my mother the help she needs. @thedoctorstv and rehab saved my life and I’m hoping they can do the same for her. My family and I have had our ups and downs, but I will never NOT be there when they need me and right now, I am all my mother has and she NEEDS me. #Familyfirst. Always. I have been blessed with an incredible life, while it hasn’t always been easy, it is my time to shine. I am growing and learning every day and I won’t stop ever. #recovery #mentalhealthawareness #2years

A post shared by Aaron Carter (@aaroncarter) on

Showbiz