Sport 9 Prill 2018, 14:37

Nicola Rizzoli: VAR-i ka bërë 16-18 gabime këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti
Nicola Rizzoli: VAR-i ka bërë 16-18 gabime këtë sezon

Nicola Rizzoli: VAR-i ka bërë 16-18 gabime këtë sezon

VAR ka bërë 16-18 gabime këtë sezon në Serie A, sipas kryetarit të arbitrave Nicola Rizzoli.

VAR është prezantuar në kampionatin italian në fillim të sezonit, por teknologjia ka shkaktuar shumë konfuzion mbi mënyrën e përdorimit dhe interpretimit.

“Pa ndeshjet e javës së fundit, VAR ka bërë 16-18 gabime gjatë gjithë sezonit,” shprehet Rizzoli për Sky Sport Italia.

“Tenkologjia nuk të bën gjithmonë imun ndaj gabimeve, është e pamundur. Objektivi është të ulim numrin e gabimeve.

“Po ndjekim një protokoll shumë strikt, i cili na ndihmon të eliminojmë sa më shumë incidente të jetë e mundur.

“Teknologjia duhet të ndërhyjë në situata kyçe.

“Ka një shembull të qartë se kur duhet të përdoret teknologjia. Duhet t’i përmbahemi protokollit, i cili duhet të jetë i njëjtë në të gjithë botën.”

Sport Nicola Rizzoli: VAR-i ka bërë 16-18 gabime këtë sezon