Nikolla, harxhon 8 milionë lekë aheng me drejtorët militantë, ndërsa për 4 shkolla pa çati në Mirditë, nuk jep 6 milionë lekë

Nikolla, harxhon 8 milionë lekë aheng me drejtorët militantë, ndërsa për 4 shkolla pa çati në Mirditë, nuk jep 6 milionë lekë

Ministrja që gdhihet e ngryset në parukuri, parfumos dhe kalbëzimin e arsimit, bëhet aktivitet, në përkujtim (ka vdekur) të portalit: “Mësues për Shqipërinë”, paguar nga fondet e rehabilitimit të shkollave fillore në fshatra, ndërkohë “modele“ Linda, harxhon 100 mijë lekë stilim leshi, surrati e thonjsh në ditë

Kryeministri Rama, prezent në aktivitetin e PS, në përkujtim (ka vdekur) të portalit: “Mësues për Shqipërinë”, deklaroi para mësuesve, një broçkull që nuk e beson as vet ai: “Prej partisë dhe qeverisë time (Rilindja), mësuesit nuk po përdoren më, si “mish për top” nga politika”.

Por para tyre, kreu i PS, mbajti një fjalim 100% politik, për arritjet e partisë në pushtet, para drejtorëve të arsimit në qarqe dhe drejtorëve të shkollave, të mbledhur me listë e me urdhër nga ministrja Nikolla, të cilët siç dihet, janë anëtarë, drejtues, të zgjedhur e militantë të PS në rrethe.

Ky aktivitet, i hapur nga konferencierja Lindita Nikolla, kishte si fjalim vetëm ligjëratën e kryeministrit dhe disa citate drejtorësh, të instruktuarar për të recituar “himne lavdie” për arritjet e arsimit shqiptar, në udhëheqjen e PS dhe kryeministrit Rama, sipas të cilët, ka ndryshur 100%, në krahasim me arsimin deri në vitin 2013.

U fol për modernizmin e arsimit “Nikolla”, duke përmendur fitoren historike, të librave falas për nxënësit e fillores, që jepen me të drejtë kthimi në fund të vitit, por nuk u fol për 345 shkollat pa çati, pa dyer, pa dritare e pa një… vrimë haleje për nevojat e nxënësve.

Nuk u fol për 132 shkollat e mbyllura, për 579 mësuesit me diploma false dhe për  mijëra nxënësit “punëtorë skllevër”, që kanë brakisur shkollën nga varfëria, por nuk u fol as për 2240 fëmijë 6-veçar, të cilët nuk janë regjistruar në klasën e pare fillore, mbasi familjet nuk u blejnë dot as opinga.

Nuk u fol për 1890 mësuesit  dhe 12 mijë nxënësit në zona, që detyrohen të udhëtojnë nga 2-3 orë maleve, duke kaluar shkëmbinj, përrenj e lumenj, për të shkuar në mësim, për shkak të mbylljes së shkollave e dhënies së tyre me qira, si në Bradashesh të Elbasanit.

Por nuk u përmend as fakti, se sa kushtoi miting-ahengu i portalit “Mësues për Shqipërinë”, që ministrja dështake e analfabete Lindita Nikolla, sajoji qëllimisht, për të mbajtur fjalim kryeministri.

Mos u çuditni, por “PAMFLETI” ka zbuluar dokumentin e kësaj pagese, që konfirmon skandalin, se ministrja që gdhihet e ngryset në parukuri, për aktivitetin e parfumosjes së arsimit të qelbur, ka harxhuar 7.3 milionë lekë vetëm për foninë muzikore, duke i hequr nga fondi i rihabilitimit të shkollave në zonat rurale, ndërkohë që 4 shkolla në zonën e Mirditës ku ajo është deputete, janë me çati gërmadhë, pa dyer e pa dritare, vetëm për… 6 milionë lekë, që nuk i akordon ministrja, “modelja” që harxhon, 100 mijë lekë stilim leshi, surrati e thonjsh në ditë./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti