Politike11 Shtator 2019, 12:25

Nis lufta brenda llojit në PS, kreu i FRESSH-it në Durrës ‘sfidon’ kreun e degës por humbet pozicionin e punës

Shkruar nga Pamfleti
Nis lufta brenda llojit në PS, kreu i FRESSH-it në Durrës

Nis lufta brenda llojit në PS, kreu i FRESSH-it në Durrës ‘sfidon’ kreun e degës por humbet pozicionin e punës

Partia Socialiste po bëhet gati për zgjedhje të brendshme në strukturat e saj, ndërkohë që kjo ka sjellë edhe përplasjet e para ‘brenda llojit’. Kështu, Ardit Kërtusha, ish-kreu i FRESSH-it në Durrës ka shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e degës së PS në këtë qark, një ndër më të rëndësishmit në vend.

Kërtusha kërkon të sfidojë kreun aktual Luan Zaza, një ndër drejtuesit më jetëgjatë në krye të degës së PS në Durrës, i cili gazon përkrahje të fortë nga ish-kreytari i Bashkisë, Vangjush Dako.

Por mesa duket vendimi i Kërtushës nuk është pritur mirë nga Zaza, ndërkohë që kanë nisur përplasjet e para, duke përdorur të gjitha ‘kartat’. Pak ditë pasi Kërtusha nisi takimet në bazë, atij i komunikohet se është shkarkuar nga puna.

Ardit Kërtusha ishte Drejtori Rajonal i Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit Humbjeve në OSHEE-në e Durrësit. Kërtusha më herët ka qenë për 5 vite Drejtor i Këshillit Qarkut si dhe një mandat kryetar i FRESSH Durrës.

Nuk dihet nëse largimi nga puna i Kërtushës ka ardhur si nevojë për ti hapur rrugë kandidimit për në krye të qarkut, por duke ditur mbështetjen e fortë që ka kreu aktual Luan Zaza, nuk përjashtohet një ‘dorë e fshehtë’ pas shkarkimit të Kërtushës.

Politike arlind kertusha dega e ps durres Durrës FRESSH