Nis përgatitja për vrasje në nivele të larta, goditet celula e rrezikshme në Fushë Krujë, disa grupe të tjera gati për atentate

Nis përgatitja për vrasje në nivele të larta, goditet celula e rrezikshme në Fushë Krujë, disa grupe të tjera gati për atentate

Grupi i Fushë Krujës nuk është i vetmi. Janë disa grupe të tjera, po në Fushë Krujë, në Nikël, në Vlorë, në Elbasan dhe në Shkodër, që janë aktivizuar dhe po përgatiten për vrasje mafioze në nivelet më të larta

Në Fushë-Krujë është qendra më e madhe në Ballkan e atentatorëve me lëndë plasëse dhe e vrasësve me pagesë. Ashtu siç edhe kemi paralajmëruar më parë, për shkak të kapjes së treguat të bixhozit nga disa njerëz pranë Edi Ramës, në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për një hakmarrje të madhe.

Institucionet e sigurisë kanë pasur informacione për përgatitje për vrasje në nivele shumë të larta. Sot është zbuluar një celulë në Fushë Krujë, e cila po përgatiste një sulm me eksploziv.

Një sasi e madhe tritoli është vjedhur nga magazinat e ushtrisë në Fushë Krujë para disa vitesh. Kjo sasi ka rënë në dorë të grupeve mafioze, si dhe është fshehur në disa territore të vendit, ndërsa shërben për mina me telekomandë.

Policia e Durrësit dhe ajo e Krujës kanë zbuluar dhe goditur celulën e parë të rrezikshme, që po bëhej gati për një sulm me mina me telekomandë, duke arrestuar dy prej anëtarëve të saj, ndërsa  grupi i Fushë Krujës nuk është i vetmi. Janë disa grupe të tjera, po në Fushë Krujë, në Nikël, në Vlorë, në Elbasan dhe në Shkodër. Të gjitha këto grupe janë aktivizuar dhe po përgatiten për vrasje mafioze në nivelet më të larta./Pamfleti

Njoftimi i policisë për goditjen e celulës së parë në Fushë Krujë:

Policia e Durrësit dhe ajo e Krujës kanë finalizuar operacionin e koduar “Muzgu”, duke goditur një grup që trafikonte lëndë plasëse dhe radioktive. Në operacion janë sekuestruar mina me telekomandë dhe janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” e kryer në bashkëpunim, shtetasi:
– A. B, 38 vjeç, banues në Kukës;
– H. Gj, 26 vjeç, banues në Kukës.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Strukturave policore se shtetasit e mësipërm trafikonin lëndë plasëse, në momentin e arrestimit të tyre në Thumanë, brenda një çante në ngjyrë të zezë i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale tre kallëpë cilindrike të mbështjellë me letër kartepecete dhe natriban transparent, ku ishin të vendosura tre kapsolla detonatore të lidhura me tel përcjelles të kapura me natriban, ku në anën tjetër ishin të bashkuara me dy aparate celularë të markës “Nokia”.

Kallëpët ishin me peshë rreth 225, 240 dhe 469 gr secili. Sipas informacioneve këto mina me telekomandim, mund të perdoreshin në kryerjen e veprave të renda kriminale. Materialet do t’i kalojne Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprime të mëtejshme.



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti