Kosova22 Dhjetor 2022, 12:17

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Një numër i konsiderueshëm i serbëve të komunave veriore janë mbledhur në Rudarë të enjten për të protestuar, ashtu siç është paralajmëruar një ditë më parë.

Protesta e cila ka nisur nga ora 12:00, është thirrur për të kundërshtuar vendimet e Qeverisë së Kosovës që nxitën edhe dorëheqjen e serbëve nga institucionet në katër komunat veriore gjatë muajit nëntor.

Të pranishëm në këtë protestë janë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Forcat e Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it në veri po veprojnë me kapacitet të shtuar.

Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se i mbështetë serbët e Kosovës në kërkesat e tyre, teksa ka bërë thirrje që ato të përfundojnë të qeta.

Prishtine Lista Serbe Protesta në veri veriu i Kosovës

Kosova