Aktualitet 7 Nëntor 2018, 12:10

Nisin spastrimet në Superiore, mesfushori braktis Kastriotin

Shkruar nga Pamfleti
Nisin spastrimet në Superiore, mesfushori braktis Kastriotin

Kanë nisur spasitrimet e para në Superiore. Mesfushori me tipare sulmuese Pablo Galleko lë ekipin krutan. Ai erdhi me bujë, por nuk arriti të linte gjurmë. 4 ndeshje për të mes kampionatit dhe kupës dhe rreth 200 minuta. 

Gallego shënoi dhe një gol në Kupë. Ai zyrtarizoi largimin para pak momentesh me anë të një shkrimi të gjatë në “Facebook”. 

“Ka disa kohë që duhet të tregohesh i sinqertë për çfarë mendon dhe çfarë ndjen, për këtë arsye para disa ditësh i kam komunikuar vendimin Kastriotit të largohem nga klubi. Jam krenar që isha spanjolli i tretë që luajta në Superioren e Shqipërisë dhe i pari që shënova një gol në kompeticionet zyrtare.

Falenderoj Kastriotin për bashkëpunimin dhe u uroj suksese të gjithëve. Tani është koha të rikthehem në Spanjë për të shijuar familjen dhe shoqërinë dhe të përgatitemi për atë çfarë do të na sjellë merkatoja e janarit”. 

Uncategorized Kastrioti Superiore