Kosova 2 Nëntor 2019, 15:04

Niveli i krimit në Kosovë, Kelmendi: Duhet spastrim, vetëm kështu do të shpëtojmë!

Shkruar nga Pamfleti
Niveli i krimit në Kosovë, Kelmendi: Duhet spastrim, vetëm

Niveli i krimit në Kosovë, Kelmendi: Duhet spastrim, vetëm kështu do të shpëtojmë!

“Si Prokuroria e Kosovës, me prokurorët e vetë, ashtu edhe sistemi gjyqësor, janë vendosur nga dy mekanizma tipik të pa përgatitur dhe të varur nga grupet e ndryshme, të cilat Presidentit i shërbejnë mirë dhe janë nën kontrollin e tij të ashpër. Prokuroria dhe prokurorët shërohen vetëm me ndryshimin e 100% të KPK-së, por jo duke e mbajtur në pozitë akoma Kryeprokurorin e vendit, i cili është kapur shpesh herë në veprimtari jo ligjore dhe të dyshimta. Me pastrimin e KPK-së fillon edhe spastrimi i prokurorive nga të gjithë prokurorët e dyshimtë. Edhe sistemi gjyqësor ka nevojë imediate për spastrim. E kjo po ashtu bëhet me spastrimin e KGJK-së”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Alarmi i shpeshtë që po ndizet nga organizatat ndërkombëtare dhe ato vendore, të mbikëqyrjes së funksionimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, e që vazhdimisht theksojnë se drejtësia e Kosovës po lëngon rëndë nga ndikimi i politikës së inkriminuar, sipas profesorit të së drejtës, Muhamet Kelmendi është një alarm serioz, i cili duhet të merret në konsideratë me prioritet nga qeveria në ardhje, për të shëruar drejtësinë nga ky virus vdekjeprurës që nuk e lë të zhvillohet.

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë do të funksionon vetëm nëse ndërtohet tërësisht me njerëz profesionalistë dhe të pa korruptuar. E kjo mundë të bëhet duke ndërmarr masa të ashpra, por të domosdoshme për një sistem efikas ligjor. Një ndër faktorët pse kemi kësi sistemi, pra sistem që nuk kryen punë ose merret vetëm sipërfaqësisht me atë për çka është i përcaktuar, është fakti që i tëri është i nënshtruar ndaj strukturave informate. Pra edhe të dyja këshillat mbikëqyrëse të këtij sistemi, Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokuroria, padyshim që janë dy këshillat nën vartësi të politikës dhe grupeve të tjera të interesit”, tha profesor Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Qendra e kontrollit të ashpër politik ndaj këtyre shtyllave kryesore të sistemit të drejtësisë, sipas Kelmendit është kabineti i presidentit të shtetit i cili e keqpërdorë edhe autorizimin kushtetues që e ka për emërimin dhe mbikëqyrjen e këtyre institucioneve, që me bazën kushtetuese konsiderohen të pavarura.

“Si Prokuroria e Kosovës, me prokurorët e vetë, ashtu edhe sistemi gjyqësor, janë vendosur nga dy mekanizma tipik të pa përgatitur dhe të varur nga grupet e ndryshme, të cilat Presidentit i shërbejnë mirë dhe janë nën kontrollin e tij të ashpër. Prokuroria dhe prokurorët shërohen vetëm me ndryshimin e 100% të KPK-së, por jo duke e mbajtur në pozitë akoma Kryeprokurorin e vendit, i cili është kapur shpesh herë në veprimtari jo ligjore dhe të dyshimta. Me pastrimin e KPK-së fillon edhe spastrimi i prokurorive nga të gjithë prokurorët e dyshimtë. Edhe sistemi gjyqësor ka nevojë imediate për spastrim. E kjo po ashtu bëhet me spastrimin e KGJK-së”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo Kelmendi thotë se për të shkuar në mënyrë graduale, dhe duke kërkuar llogaridhënie të butë dhe përgjegjësi nga këta prej të cilëve po kërkohet vazhdimisht edhe nga ndërkombëtarët, për një ligj më të ashpër mbikëqyrës, ky pastrim nuk mundë të bëhet me efikasitet, prandaj rruga qon tek ligji Veting.

“Kam mendim se kjo rrugë e lehtë dhe e shumë përfolur e pastrimit përmes disa ndryshimeve dhe reformave nuk mundë të arrihet, nuk mjafton. Kosovës i duhet një VETTING i llojit të Shqipërisë ku të gjithë nga sistemi i luftës kundër krimit, sistemi i rendit dhe qetësisë, duhet ti nënshtrohen VETTIG-ut. Nuk mjafton me masa të buta anësore, të kohëpaskohshme dhe jo efektive. Nëse provohet të shkohet kështu me qasje vetëm anësore ky sistem nuk shërohet. Për ta shëruar si të tërë dhe me efikasitet, duhet të hapet Vetingu duke përfshirë edhe masat konkrete në Polici, në mekanizmat e rendit, në AKI, nëpër të gjitha prokuroritë dhe në gjykatat e Kosovës. Pra për suksesin e pastrimit të institucioneve ligj zbatuese gjithçka duhet të fillon dhe të mbaron me një VETTING, proces të mbështetur dhe mbikëqyrur hap pas hapi nga SHBA-të dhe vendet e BE-së të cilat duhet të kenë një rol qendror, së bashku me organet e vendit”, përfundoi profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prishtine