Aktualitet23 Korrik 2019, 15:53

Niveli tronditëse të varfërisë në vend, Pampuri: 35.2% e popullsisë është e varfër, qeveria ka dështuar me politikat s

Shkruar nga Pamfleti
Niveli tronditëse të varfërisë në vend, Pampuri: 35.2%

Raporti i Komisionit Evropian mbi shkallën e varfërisë në Shqipëri, sipas Partisë Demokratike tregon se shteti ka dështuar në kujdesin dhe politikat sociale. Ish-deputetja Oriola Pampuri në një deklaratë për mediat nga selia blu ka theksuar nivelin e “frikshëm” të varfërisë në vend, në kuotën 35.2%.

“Familjet më të prekura nga rritja e varfërisë në vend janë ato më të pambrojturat, janë të papunët, familjet që jetojnë në fshat, të moshuarit, gratë e divorcuara, personat me aftësi të kufizuara, si dhe romët e egjiptianët. 35.2 përqind e rritjes së varfërisë do të thotë se shteti ka dështuar plotësisht me kujdesin dhe politikat sociale.” – deklaroi Pampuri.

Në seancën e fundit të parlamentit për këtë sesion, është miratuar ligji i ri për asistencën sociale, i cili ka hequr limitin për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe që punojnë. Deri tani, personat me aftësi ndryshe e merrnin pagesën e aftësisë së kufizuar edhe 4 vite pas punësimit, ndërsa me ligjin e ri, e marrin përfitimin pa ndërprerje.

“Hiqet tavani 48 muaj për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuar që futen në punë ndërkohë edhe zgjerojmë bazën për personat që invalidizohen, nuk mund të përfitonin për shkak të kontributeve të munguara në skemën e sigurimeve shoqërore.” – shprehet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Aktualitet