I është bërë lëkura shollë, i madh e i vogël në Shqipëri e di, që Gjushi të zhvat
Kryebashkiaku Vangjush Dako dhe “sillot” që e shoqërojnë çdo orë të ditës, fillimisht kanë shtangur, pastaj e kanë kaluar si me humor, një episod që ka ndodhur për herë të parë në Shqipëri, mes një qytetari dhe drejtuesi shtetëror.
Një fëmijë i moshës 11 vjeç, banor i Durrësit, pasi ka marrë informacion nga roja i portës së bashkisë, që kryebashkiku ka qenë në zyrë, ka pritur para hyrjes së bashkisë për ta takuar, pa thënë asnjë motiv, se përse e kërkonte.
Në momentin, që Vangjush Dako ka dalë nga ndërtesa e bashkisë, i shoqëruar me “grupin” e tij, 11-vjeçari e ka ndjekur disa metra, i është afruar dhe e ka kapur nga mënga e xhaketës, duke i thënë: – “O hajdut, më jep 50 mijë-lekëshin e lindjes, ka ardhur 100 herë babi dhe ti e gënjen”.
Gjushi, ka buzëqeshur nga sikleti, duke e kaluar si me humor këtë incident që i ndodhi, gjë të cilën e imituan dhe shoqëruesit e tij, duke tentuar të marrë me të mirë fëmijën, cili vazhdonte t’i fliste me zë të lartë.
Reagimi i 11-vjeçarit, ka lidhje me një vendim qeverie, sipas të cilit, për çdo fëmijë të lindur në Shqipëri, bashkitë janë të detyruara, që ditën e regjistrimit të fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile, së bashku me Certifikantën Personale, t’i japin prindit edhe 5000 lekë të reja shpërblim.
Këtë shpërblim, Gjushi nuk po ia jepte prej 11 vitesh prindërve të fëmijës, duke i sjell vërdallë me gënjeshtra “Alla Gjyshi” dhe fëmija që dëgjonte bisedat e prindërve për këtë 50 mijë lekësh, tashmë i bërë 11 vjeç, shkoi t’ia kërkonte vetë lekët e lindjes…