Showbiz 2 Prill 2018, 12:14

Një aplikacion për të ditur me saktësi datën se kur do vdesim!

Shkruar nga Pamfleti
Një aplikacion për të ditur me saktësi datën se kur do

Një aplikacion për të ditur me saktësi datën se kur do vdesim!

Të njohësh datën se kur do ikim nga kjo botë? Kjo është një pyetje që gjithmonë i ka munduar njerëzit, e që aplikacioni “Gero”, zhvilluar nga “Moscow Institute of Physics and Technology”, mundohet të na japë një përgjigje.

Aplicacioni, i cili është falas për publikun, pretendon të parashikojë datën e vdekjes së personit që e shkarkon atë, me një përafërsi prej 36.5 ditësh. E gjitha kjo bazohet në aktivitetin fizik, që analizohet nga një inteligjencë artificiale zhvilluar nga studiuesit.

Shkencëtarët rusë, kanë ekzaminuar të dhënat e viteve 2003-2006 marrë nga “National Health and Nutrition Examination Survey”, e në bazë të këtyre parametrave, kanë bërë të mundur konfigurimin e alogaritmit në aplikacion, i cili llogarit jetëgjatësinë e individit, duke kombinuar të dhënat anagrafike, fizike dhe sportive.

Sipas shkencëtarëve të cilët punimin e tyre e kanë publikuar në ‘Scientific Reports’: kjo gjë ka sjellë një reagim të shumë kompanive sigurimesh, të cilat kanë filluar të japin për klientët e tyre, zbritje paketash mbi sigurimet në bazë të aktivitetit fizik që monitorohet nga byzylykë fitnesi. /PamfletiMAGAZINE

Lifestyle Një aplikacion për të ditur me saktësi datën se kur do vdesim!