“Një Eurodeputete ekstremiste si kjo fytyra këtu, të vijë e të pështyjë mbi Shqipërinë është e patolerueshme”

“Një Eurodeputete ekstremiste si kjo fytyra këtu, të vijë e të pështyjë mbi Shqipërinë është e patolerueshme”

Anëtari i kryesisë së LSI, ish kandidat për deputet, Ralf Gjoni, thotë se eurodeputetja e Qipros, Eleni Thocarus e cila mori pjesë ditën e djeshme në varrimin e Kaçifas në Bularat, nuk duhet lejuar të hyjë më në Shqipëri. 

“Që Parlamenti Evropian ka një qerre me idiotë ekstremistë, ky nuk është më sekret, por që një Eurodeputete ekstremiste si kjo fytyra këtu të vijë e të pështyjë mbi Shqipërinë brenda territorit shqiptar, kjo është e patolerueshme. Ministria e Jashtme ka detyrim të kërkojë sqarime e të dërgojë notë proteste pranë autoriteteve qipriote dhe pranë Presidentit të Parlamentit Evropian. Kjo monstër e fandaksur fashiste nuk duhet lejuar të hyjë më në Republikën e Shqipërisë”, shkruan Gjoni.

Eurodeputetja qipriote ka qenë edhe pak ditë më parë në familjan Kaçifas, ku deklaroi se vrasjen e 35-vjeçarit do të dërgonte në Parlamentin Europian. Sipas saj, Kostandino Kaçifas mund të arrestohej, por jo të vritej.

Edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka treguar se kolegë të tij në PE nga Greqia dhe Qipro i kanë dërguar letra pas vrasjes së minoritarit Kostandino Kaçifas.

“Mora letër të gjatë nga kolegët grekë ose qipriotë nga Parlamenti Europian. Pyetja është a ishte e nevojshme për ta qëlluar atë”, tha ai pa dhënë detaje se çfarë shkruhej.

Eurodeputeti komentoi thirrjet antishqiptare një ditë më parë në Bularat nga ekstremistët grekë gjatë funeralit të Kaçifas.

“Nuk mendoj se ka nevojë që të kemi nacionalistë grekë që të keqpërdorin këtë situatë të trishtë. Mendoj që nga njëra anë nuk duhet të lejojmë nacionistë dhe duhet të jemi të hapur në rast se nuk kemi asgjë për të fshehur”, u shpreh Knut Fleckenstein.

 

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti