Showbiz21 Maj 2019, 15:07

Një nga aktoret më të bukura italiane i jep fund beqarisë/ martohet me një femër

Shkruar nga Pamfleti

Një nga aktoret më të bukura italiane i jep fund beqarisë/ martohet me një femër

Aktorja italiane, Eva Grimaldi është bërë e njohur për publikun shqiptar vite më parë me rolet e ndryshme që ka luajtur në filmat italian të transmetuar në vendin tonë.

Eva gjithmonë është cilësuar si një ndër femrat më të bukura italiane dhe dikur ka qenë e lidhur dhe me aktorin e famshëm, Gabriel Garko.

Megjithatë, prej 7 vitesh ajo ka bërë publike lidhjen e saj me të dashurën Imma Battaglia. Dy vajzat e njohura këtë të diel i kanë dhënë fund beqarisë në një martesë në Romë që ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Eva shkëlqente e veshur me një fustan rozë, ndërsa e dashura e saj Imma kishte zgjedhur të vishte një kostum ngjyrë blu. Shumë të ftuar VIP ishin të pranishëm në dasmë, duke filluar nga ish i dashuri i aktores, Gabriel Garko, prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli,  shoëgirl Elenoire Casalegn dhe këngëtarja Bianca Atzei.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete Eva Grimaldi Lezbike Martesë