Një shqiptar përkrah Messit, vlerësohet i pesti në botë për goditjet e dënimit

Loja “FIFA19” është një ndër më fantastiket dhe gjithë bota e ka mendjen te vlerësimet e fundit të saj për futbollistët. Edicioni më i ri i saj do të dalë në treg pas një jave.

Ajo që na bie neve në sy si shqiptarë është një renditje që na bën krenarë, sepse lidhet me mesfushorin e Levantes, Enis Bardhi. Shqiptari që luan me përfaqësuesen e Maqedonisë ka shkëlqyer në sezonin që kaloi në Spanjë, ku luan për Levanten. Specialiteti i mesfushorit shtatshkurtër janë goditjet e dënimit dhe në versionin e fundit të “FIFA19” ai renditet i pesti.

Listën, sigurisht, e kryeson Leo Messi, i ndjekur nga Calhanoglu, Giovinco dhe Pjanic. Pas kësaj katërshe vjen Bardhi. KRENARI!

Loading...

Loading...

more recommended stories

WhatsApp Denonco tek Pamfleti