alb
alb
Media Online
  • Kreu
  • Aktualitet
    Foto ilustruese

    “Më preu rrugën”, kush është drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë, zbardhet dëshmia

    Banka e Shqipërisë

    Banka e Shqipërisë është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitin 2021

    Përgjaket e diela/ Aksident fatal në Tiranë, makina përplas për vdekje vajzën 10-vjeçare (Detaje)

    "Virusi ka ulur agresivitetin", shefja e ISHP: Java e ardhshme pritet me tentencë rriteje të rasteve të reja

    “Virusi ka ulur agresivitetin”, shefja e ISHP: Java e ardhshme pritet me tendencë rritjeje të rasteve të reja

  • Anti-Mafia
    SPAK të hetojë, çfarë “punësh” ka bërë deputeti Vullnet Sinaj si emigrant në 3 zona të Italisë e përse është përzenë 3 herë

    Amerikanët mesazh SPAK, piketojnë ministrat e Ramës që duhet të arrestohen për pasuri të paligjshme dhe pastrim parash

    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitijen e resort “Ambla Dhërmi”

    Prokuroria Tiranë, gati prangat për Julinda Gjikokën, gruaja e Helidon Gjikoka, person në kërkim për grabitjen e resort “Ambla Dhërmi”

    Biftekxhinjtë e Dubait, kanë dorëzuar Fletë-Shërbimet për dieta zyrtare; në listë janë 17 qeveritarë e 9 gazetarë

  • Politike
    "Rama është kundër integrimit të Shqipërisë në BE", 'shën' Vasili: Mafioziteti qeveritar s'kursen as jetën e njerëzve

    “Rama është kundër integrimit të Shqipërisë në BE”, ‘shën’ Vasili: Mafioziteti qeveritar s’kursen as jetën e njerëzve

    “Bashkia e Vaut të Dejës po vjedh 336 mln lekë”, PD thirrje SPAK: Shkolla është rikonstruktuar në 2016 me fonde amerikane

    Kryemadhi e akuzoi se PS po i merr deputetët, Veliaj 'thumbon' opozitën: LSI është shpërbërë si kokoshi në një thelë

    Kryemadhi e akuzoi se PS po i merr deputetët, Veliaj ‘thumbon’ opozitën: LSI është shpërbërë si kokoshi në një thelë

    Rama përgjigjet për ‘sulmin’ ndaj Francës: Reagimi i ambasadës palidhje, e nxorën fjalën jashtë konteksti. Nuk i kam sulmuar

    Rama përgjigjet për ‘sulmin’ ndaj Francës: Reagimi i ambasadës pa lidhje, e nxorën fjalën time jashtë konteksti

  • Bota
    Rritja e infektimeve/ Britania e Madhe shton masat: Do të ketë kontrolle në kufi dhe në shtëpi për karantinimin

    Shqetësime për protesta të armatosura në prag të inaugurimit të presidentit Joe Biden, shtohen masat e sigurisë

    Jep dorëheqje sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar: Veprimet pas zgjedhjeve kërcënojnë të na njollosin

    Shifra alarmante në Itali dhe Britani, qindra viktima dhe mijëra infektime të reja

  • Kosova

    Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 5 të vdekur dhe 353 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

    Një muaj larg zgjedhjeve, Hoti i bindur për fitore: Qeverisëm mirë, thelluam bashkëpunimin me partnerët strategjik

    Pse nuk po ngjisin të ardhurit e “rinj” në PDK

    Zgjedhjet për Qeverinë e re në Kosovë; kandidojnë 1079 persona për 120 karriget e deputetit në Kuvend

  • Kronike

    Aksident në aksin Lezhë-Balldre/ Përplasen dy automjete, dyshohet për një të plagosur

    Merr flakë makina te ‘Casa Italia’, ende nuk dihen shkaqet

    Ndalohet 31-vjeçari, dyshohet se ka strehuar 55 klandestinët sirianë në Vlorë

    Përplasja me armë zjarri tek ish-Parku, gjykata jep vendimin për dy biznesmenët

  • Lifestyle

    Horoskopi i ditës së diel, 17 janar 2021, ja si do jetë dita e fundit e javës

    A është flirti tradhti kur je në një marrëdhënie? Ja çfarë thonë ekspertët

    Njihuni me ‘Bukuroshen e Fjetur’, fjeti 70 ditë rresht dhe harroi përkohësisht fytyrën e së ëmës

    Del në shitje Lamborghini më i lirë në botë, mund ta bëni tuajin për 20 mijë euro

  • Showbiz
    Fitoret në përballjet direkte flasin për Juven, por te muzat "rivaliteti" është shumë i lartë, ofrojnë spektakël në rrjetet sociale (Fotot)

    Fitoret në përballjet direkte flasin për Juven, por te muzat “rivaliteti” është shumë i lartë, ofrojnë spektakël në rrjetet sociale (Fotot)

    Lacio mundi Romën në derbi, tifozja e të kaltërve mban premtimin, zhvishet dhe dashurohet pas lojtarit: Ai është një ujk!

    Kika nis emisionin e ri, nuk ‘pyet shumë’ për ‘njollat në biografi’

    ‘Si tranvestit, silikon i gjallë’, Luana guxon të ndryshojë paraqitje, ndjekësit nuk lënë fjalë pa i thënë

  • Sport
    Duka dhe Ademi shfrenojnë fantazinë: Shqipëria në Botëror dhe Mesi mbyll karrierën në Shkodër, stadium si “Air Albania”

    Leicester vazhdon sukseset në kampionat, “Dhelprat” kërkojnë me çdo kusht titullin, një mbrojtës shpëton PSG nga dështimi

    E rrallë në futbollin shqiptar, Julian Ahmataj bën zgjedhjen e guximshme, trajneri i Skënderbeut aktivizoi ndaj Partizanit një 16-vjeçar

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Editorial

Një takim i çuditshëm në Romë

16/05/2019
neEditorial, Forum
Një takim i çuditshëm në Romë

Presidentit serb dhe Serbisë i duhej pak oksigjen diplomatik që të lehtësonte izolimin ndërkombëtar, që e ndjeu fort në samitin e Berlinit dhe që do ta ndjente edhe në Samitin e Tiranës lidhur me Kosovën. Presidenti serb kishte bërë llogarinë e gabuar diplomatike se duke krijuar artificialisht zhurmën dhe alibinë e taksës së drejtë të Kosovës ndaj mallrave serbe, ai do të shmangte kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Serbia të njohë Kosovën.

Shkruan Shaban Murati

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

Bledi Mane: Horror në Presidencë; Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht deputeten Silva Caka

Astrit Patozi: Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të të njëjtit pleh

Një ditë përpara se të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në 9 maj në Samitin e nismës së Bërdo-Brijunit, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zbriti në Romë në 8 maj për takime zyrtare. Nuk zhvilloi takime e bisedime as me presidentin e Italisë, që është rangu i njëjtë i protokollit, as me kryeministrin e Italisë dhe as me ministrin e jashtëm të Italisë.

Presidenti i Serbisë zhvilloi takim dhe bisedime vetëm me ministrin e brendshëm të Italisë, Matteo Salvini. Një takim i çuditshëm nga pikëpamja diplomatike dhe protokollare, që presidenti i një shteti zhvillon takim vetëm me ministrin e brendshëm, post me të cilin nuk e lidh as rangu dhe as mandati. Një takim, që habiti gjithë qarqet diplomatike në Romë. Një takim i çuditshëm, i kërkuar me këmbëngulje nga presidenti i Serbisë, të cilit i duhej një vizitë në Romë dhe trokiti në shumë dyer, derisa t’i i hapej njëra dhe ai ta propagandonte si “takim me Italinë”.

I duhej shumë një takim në Romë, sepse presidenti i Serbisë e ndjen veten dhe shtetin e tij më të izoluar se kurrë nga pikëpamja diplomatike. Është koha kur diplomacia europiane dhe diplomacia ndërkombëtare kanë arritur pikën e ngopjes me qëndrimet anti-perëndimore të Serbisë.

Qëndrime anti-perëndimore të konkretizuara me kokëfortësinë alogjike për të mos njohur shtetin e pavarur të Kosovës dhe sidomos me tradhtinë strategjike serbe me Rusinë, për nder të së cilës Serbia organizoi në 10 maj në qytetin e Nishit një paradë pompoze ushtarake me pjesëmarrjen e forcave ajrore ruse dhe nën drejtimin e kriminelit ndërkombëtar të luftës,Vladimir Lazareviç, i dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Presidenti i Serbisë kërkoi me ngulm një takim në Romë, sepse dëshironte të vinte në Samitin ballkanik të Tiranës me një sukses diplomatik ndërkombëtar dhe ta shiste si një përkrahje të Italisë për qëndrimin e Serbisë në çështjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Presidenti i Serbisë e dinte se të gjithë shtetet pjesëmarrëse dhe të ftuara në Samitin e Tiranës janë shtete, që e kanë njohur Kosovën.

Presidentit serb dhe Serbisë i duhej pak oksigjen diplomatik që të lehtësonte izolimin ndërkombëtar, që e ndjeu fort në samitin e Berlinit dhe që do ta ndjente edhe në Samitin e Tiranës lidhur me Kosovën. Presidenti serb kishte bërë llogarinë e gabuar diplomatike se duke krijuar artificialisht zhurmën dhe alibinë e taksës së drejtë të Kosovës ndaj mallrave serbe, ai do të shmangte kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Serbia të njohë Kosovën.

Ai nuk e kishte kuptuar se, pavarësisht kërkesës së Perëndimit ndaj Prishtinës që të heqë taksën, qëndrimi i vendosur i Perëndimit që Serbia duhet të njohë sa më parë Kosovën nuk ka ndryshuar. Në këtë situatë izolimi në rritje Beogradit i kanë mbetur në dorë vetëm kartat e spekulimit diplomatik.

Një spekulim të tillë diplomatik presidenti serb u përpoq ta përhapë pas takimit në Romë me ministrin e brendshëm italian, Matteo Salvini. Aleksandër Vuçiç deklaroi pas takimit me Salvinin se “Italia e kupton pozicionin e Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës, megjithëse kemi qëndrime të ndryshme dhe Italia e ka njohur pavarësinë e Kosovës”.

Presidenti serb deklaroi se ai ka diskutuar me ministrin e brendshëm italian bombardimet e NATO-s mbi Serbi në vitin 1999 dhe i ka shpjeguar plagët, që ka pësuar populli serb. Nuk ka absurditet më të madh se ky pretendim i Vuçiçit, që thotë se ka diskutuar me ministrin e brendshëm italian ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Serbi para 20 vjetësh, dhe harron se shumica e inkursioneve ajrore të avionëve të Nato-s kundër Serbisë në atë kohë niseshin nga territori italian dhe Italia ishte një pjesëmarrëse aktive e gjithë operacionit të NATO-s.

Presidenti serb u përpoq të ngrinte një tymnajë në mediat e vendit të vet dhe në mediat ruse se gjoja ai kishte arritur sukses që të afronte ministrin e brendshëm italian dhe Italinë me qëndrimin e Serbisë për çështjen e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës.

Madje agjencia zyrtare serbe e lajmeve, TANJUG, në njoftimin e saj të datës 9 maj për takimin e Romës përhapte një fake news se “Salvini është një avokat i rikonsiderimit të njohjes së Kosovës nga Italia, thanë raportet”. Aq e pavërtetë është kjo, sa që edhe agjencia shtetërore serbe nuk guxon të shpikë ndonjë burim zyrtar, por përdor shprehjen idiote nga pikëpamja profesionale “thanë raportet”.

Presidentit të Serbisë i duhej një takim me cilindo personalitet të çdo dikasteri e rangu në Romë, me qëllim që të riparonte disi goditjen, që pësoi reputacioni i tij në Samitin e Berlinit të 29 prillit, të organizuar nga kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron, ku Vuçiç ndjeu shumë qartë si morsën e presionit diplomatik gjermano-francez, ashtu dhe izolimin e thellë diplomatik të Serbisë në Europë, gjë të cilën e pohoi vetë publikisht pas samitit.

Në një situatë të tillë presidenti serb mendon se do të gjejë lehtësim në trukun meskin ballkanik të përpjekjes së shtetit të vogël serb për të vënë të mëdhenjtë e Europës kundër njëri-tjetrit. Befas diplomacia serbe u fry në vetëkënaqësi, duke nisur të përhapë “fake opinionet” se megjithë presionin gjermano-francez, Beogradi në Europë paska siguruar mbështetjen e një shteti të madh si Italia. Në datën 10 maj “Le Courrier des Balkans” shkruante lidhur me takimin e presidentit serb me ministrin e brendshëm italian: “Në vend të Parisit dhe Berlinit Aleksandër Vuçiç preferon boshtin Romë-Budapest.

Pas fiaskos në Samitin e Berlinit presidenti serb ka gjetur një mik të ri në personin e Matteo Salvinit”. Mediat ndërkombëtare ruse u përpoqën që t’i ngrenë disa pikë profilit të rënë të Vuçiçit, duke i bërë një jehonë të pazakontë takimit të tij me ministrin e brendshëm italian. Në datën 8 maj organi kryesor i propagandës ndërkombëtare ruse për jashtë,“Sputnik news” jepte njoftime dhe intervistën me një ekspert italian të çështjeve ballkanike, Luka Susiç,i cili për këtë takim theksonte se “Në Beograd shpresojnë që një përfshirje më e madhe e Italisë në ndeshjen ballkanike mund t’i ndihmojë të balancojnë fuqinë e jashtëzakonshme gjermane dhe franceze”.

Loja meskine diplomatike apo intriga e vogël bizantine, që kërkon të luajë presidenti serb, mund të konsiderohet një autogol i zakonshëm ballkanik. Gjermania, Franca, Italia,Britania e Madhe, etj. kanë qenë dhe janë mbështetës të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës dhe është komike të mendohet se do të dëgjojnë Vuçiçin të ndërrojnë strategjitë e tyre perëndimore. Ëndrrat serbe në diell se pikëpamjet e ndryshme dhe normale midis shteteve europiane do t’i vijnë në ndihmë lojës së Serbisë, janë thjesht lexim i keq i historisë.

Presidenti serb dhe diplomacia serbe po auto sugjestionohen me tymnajat për takimin e çuditshëm të Romës. Por edhe për këtë takim të vërtetën e gjen tek deklarata e vetë ministrit të brendshëm italian për takimin, ku vetëm shprehet se në bisedimet midis tyre presidenti serb e ka siguruar për bashkëpunimin maksimal për kontrollin e kufijve dhe për frenimin e imigracionit të parregullt.

Pra ministri i brendshëm italian ka biseduar temën, që është brenda mandatit dhe kompetencës së tij qeveritare. Çështja e kufijve dhe e refugjatëve është çështje për të cilën ministri i brendshëm italian është i njohur për intransigjencën e tij. Nuk e përmend asgjëkund fjalën “Kosovë”. Pra si ministër i brendshëm ai ka shfrytëzuar kërkesën për takim nga presidenti serb për të parandaluar vërshimet e refugjatëve në Itali, që të mos përsëritet situata e vitit 2015 kur Serbia qëllimisht e drejtoi lumin e refugjatëve sirianë drejt Kroacisë dhe ata vërshuan pastaj drejt Italisë.

Pozita e vështirë diplomatike duket e ka detyruar presidentin serb ta ulë stekën e protokollit dhe të pranojë derën e vetme, që iu hap, dhe të bisedojë me ministrin e brendshëm, sepse atij i duhej emri i Italisë, që të spekulonte për Kosovën. Por spekulimi serb nuk arrin dot të kalojë as kufijtë e Serbisë, e jo më të ketë efekt në samitet rajonale apo europiane, ku Beogradi po përplaset çdo ditë e më fort me kërkesën që të njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

17 Jan 2021, 2:10 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

67,216 Raste
1,270 Vdekje
40,090 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

Bledi Mane: Horror në Presidencë; Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht deputeten Silva Caka

Bledi Mane: Horror në Presidencë; Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht deputeten Silva Caka

January 17, 2021
Astrit Patozi: Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të të njëjtit pleh

Astrit Patozi: Dy gjela nuk mund të këndojnë majë të të njëjtit pleh

January 17, 2021

Më i shtrenjtë se vaksina, Bledi Mane: Kryeministri i vendit më të varfër pi një nga ujërat më të shtrenjtë në botë

January 16, 2021
Kimete Berisha: Rugova nuk ishte 'misionar i paqes'. Kokën në varr kah Kibla, kurse shtatoren në Katedrale!

Kimete Berisha: Rugova nuk ishte ‘misionar i paqes’. Kokën në varr kah Kibla, kurse shtatoren në Katedrale!

January 16, 2021
Kimete Berisha: LDK sillet rreth ushkurit!

Elitat shqiptare shiten e blihen si qoftet te restoranti i Nusretit në Dubai

January 15, 2021
Lajmi Tjeter
Soni Malaj tregon ndodhinë e papritur gjatë recitalit: Nuk merrja dot frymë

Tedi Papavrami merr "Medaljen e Mirënjohjes" nga Veliaj

Lajmi i Dites

 Mbyllet pakti/ Basha dëbon LSI-në dhe PR nga koalicioni, Meta në prag shpërthimi, skenarët për bashkëqeverisje pas 25 prillit

Mbyllet pakti/ Basha dëbon LSI-në dhe PR nga koalicioni, Meta në prag shpërthimi, skenarët për bashkëqeverisje pas 25 prillit

January 15, 2021

Lajmet e fundit

Gjurmët e para të jetës mbi Tokë

Gjurmët e para të jetës mbi Tokë

January 17, 2021

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, 5 të vdekur dhe 353 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

January 17, 2021
"Rama është kundër integrimit të Shqipërisë në BE", 'shën' Vasili: Mafioziteti qeveritar s'kursen as jetën e njerëzve

“Rama është kundër integrimit të Shqipërisë në BE”, ‘shën’ Vasili: Mafioziteti qeveritar s’kursen as jetën e njerëzve

January 17, 2021
“Bashkia e Vaut të Dejës po vjedh 336 mln lekë”, PD thirrje SPAK: Shkolla është rikonstruktuar në 2016 me fonde amerikane

“Bashkia e Vaut të Dejës po vjedh 336 mln lekë”, PD thirrje SPAK: Shkolla është rikonstruktuar në 2016 me fonde amerikane

January 17, 2021
Rritja e infektimeve/ Britania e Madhe shton masat: Do të ketë kontrolle në kufi dhe në shtëpi për karantinimin

Rritja e infektimeve/ Britania e Madhe shton masat: Do të ketë kontrolle në kufi dhe në shtëpi për karantinimin

January 17, 2021
Foto ilustruese

“Më preu rrugën”, kush është drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje 10-vjeçaren në Tiranë, zbardhet dëshmia

January 17, 2021
Kryemadhi e akuzoi se PS po i merr deputetët, Veliaj 'thumbon' opozitën: LSI është shpërbërë si kokoshi në një thelë

Kryemadhi e akuzoi se PS po i merr deputetët, Veliaj ‘thumbon’ opozitën: LSI është shpërbërë si kokoshi në një thelë

January 17, 2021
Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë është optimiste për rimëkëmbjen e ekonomisë në vitin 2021

January 17, 2021
Përgjaket e diela/ Aksident fatal në Tiranë, makina përplas për vdekje vajzën 10-vjeçare (Detaje)

Përgjaket e diela/ Aksident fatal në Tiranë, makina përplas për vdekje vajzën 10-vjeçare (Detaje)

January 17, 2021
"Virusi ka ulur agresivitetin", shefja e ISHP: Java e ardhshme pritet me tentencë rriteje të rasteve të reja

“Virusi ka ulur agresivitetin”, shefja e ISHP: Java e ardhshme pritet me tendencë rritjeje të rasteve të reja

January 17, 2021
Media

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 51.7k Fans
  • 98k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media