Kronike18 Nëntor 2018, 21:00

Një tjetër aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 makina, njëra bie në përrua

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër aksident i rëndë në Elbasan, përplasen

Një tjetër aksident i rëndë në Elbasan, përplasen 3 makina, njëra bie në përrua

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Xibrakë në Elbasan.

Informacione paraprake bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete, përkatësisht një “Audi A4”, një “Benz” dhe një “Golf 4”.

Njëra prej makinave ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë duke rënë në përrua, ndërsa dy automjetet e tjera janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve të para, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Kronike