Kosova14 Shtator 2022, 12:56

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Foto ilustrim

Një tjetër person i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet fjalë për rastin e qershorit, ndërsa i dyshuari është i moshës madhore.

Me arrestimin e tij, numri i arrestimeve për dyshimet për dhunim të 11-vjeçares ka shkuar në 12.

Fillimisht ishin arrestuar 5 persona në fund të gushtit nën dyshimin për dhunim të saj. Atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj.

Më vonë u bë e ditur se 11-vjeçarja ishte pre e trafikimit dhe dhunimit edhe në qershor, kur ishte raportuar e zhdukur. Për këtë rast ishin arrestuar gjashtë persona.

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares nxiti protesta, shkarkime e dorëheqje.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje, ndërsa janë shkarkuar dy zyrtarë në Policinë e Prishtinës.

Prishtine 11 vjeçare Arrestim Dhunim Prishtine

Kosova