Sport23 Prill 2018, 11:19

Një tjetër ikonë braziliane këshillon Nejmar: Me PSG nuk fiton gjë, shko urgjent te Reali të bëhesh numri një në botë

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër ikonë braziliane këshillon Nejmar: Me PSG nuk

Një tjetër ikonë braziliane këshillon Nejmar: Me PSG nuk fiton gjë, shko urgjent te Reali të bëhesh numri një në botë

Braziliani Nejmar është në fazë rikuperuese për të qernë gati në Botërorin e Rusisë, por edhe për të ardhmen e tij në rang klubi ka paqartësi. Kjo pasi shumë figura të futbollit po e këshillojnë atë të zgjedhë Realin e Madridit, si mundësinë e madhe të vetme për t’u bërë numri një në botë.

“I kam thënë se mund të bëhej futbollisti më i mirë në botë, por besoj se po qëndroi te Paris Saint-Germain nuk do t’ia dalë.” Këto janë fjalët e një ikone të futbollit brazilian, siç është Rivaldo, gjatë një intervistë me “Globoesporte”. Ish-mesfushori i ekipeve të mëdha Barcelona e Milan, ka një këshillë për “yllin” aktual të “Selecaos”.

“Duhet të largohet nga PSG. Në futboll, për të qenë më i miri, duhet të luash në Spanjë. Te Barcelona, duke parë situatën, ishte e vështirë, sepse Messi është akoma i pari, por nëse ka vërtet mundësi të shkojë te Reali, nuk duhet të mendohet gjatë. Atje, po, mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”, vijoi Rivaldo.

Në këtë deklaratë të tij Rivaldo i referohet edhe moshës së Kristiano Ronaldos, që nuk do të mund të ruajë për një kohë të gjatë të njëjtin nivel. Pra ai beson se Nejmar mund të pasojë Ronaldon dhe te Reali ka shanse vazhdimisht të jetë më i miri në botë sepse kampionati është i fortë dhe Reali klubi më i mirë. /Pamfleti Sport

Sport