Politike14 Maj 2019, 21:08

Një tjetër kandidat, Bindja Demokratike gati për bashkinë e Mallakastrës (Emri)

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër kandidat, Bindja Demokratike gati për bashkinë e

Një tjetër kandidat, Bindja Demokratike gati për bashkinë e Mallakastrës (Emri)

Partia e kryesuar nga, Astrit Patozi, Bindja Demokratike pak orë më parë bëri publike listën me 25 kandidatët e saj për bashkitë që do të kandidojë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Ndërkohë së fundmi një tjetër kanidat është zyrtarizuar për Bindjen Demokratike. Bëhet fjalë për Robert Brahajn i cili do të kandidojë për Bashkinë e Mallakastrës.

Aktualisht Brahaj mban postin e këshilltarit në Bashkinë e Mallakstrës, i dalë nga partia PDIU.

Brahaj dokumentacionin e kandidaturës e ka dorëzuar ditën e djeshme rreth orës 12:00 në KZAZ-në e Mallakastrës. Kështu në bashkinë e Mallakastrës Bindja Demokratike ka kandidatë edhe për kryetarë edhe për këshilltarë.

Politike bindja demokratike zgjedhjet lokale